LSI pas 25 korrikut, “kolltuku” i Metës bëhet gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka thënë se pas 25 korrikut LSI do të ketë një “format” tjetër politik akoma më të fortë. Pritet ardhja e Ilir Metës në krye të LSI-së dhe një konfigurim tjetër politik edhe në të gjithë kampin opozitar.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbledhur këtë të martë të gjithë krerët e degëve, për të folur mbi aksionin politik të opozitës pas 25 korrikut. Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se 25 korriku është shumë i rëndësishëm dhe i veçantë, për sa i përket ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim në të ardhmen. “Ne e dimë shumë mirë se data 25 ka shumë rëndësi të veçantë për ne, për sa i përket ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen. Prandaj, duhet që ta marrim seriozisht. Mendoj se do të kemi një plan masash dhe një prezantimi, që do duhet ta shpalosim në Konventë”, tha Kryemadhi. Të gjithë në LSI janë të qartë se Ilir Meta do zerë vendin e kryetarit, post i cili do lëshohet me dëshirë nga bashkëshortja e tij që e drejton këtë subjekt menjherë pas zgjedhjes së Metës në krye të shtetit. Situata politike në vend, veçanërisht në kampin opozitar favorizon Metën që të zgjerohet shumë më tepër sesa LSI. Ditën e djeshme Kryemadhi ka folur edhe për Konvetën Komëbatre të LSI-së, duke këkruar përgatitje për fushatën zgjedhore. ““Duhet të jemi shumë të përgatitur, sa i përket prezencës sonë në fushatë, për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 2019, që erdhi si pasojë e bojkotit tonë. 25 korriku është Konventa Kombëtare që ne do e zhvillojmë në Pallatin e Kongreseve. Numri i delegatëve nuk kalon mbi 800. Ne do të vendosim një lloj koordimi për pjesëmarrjen e delegatëve, edhe të atyre që janë jashtë shtetit, nëse kanë apo mundësi për të ardhur”, tha Kryemadhi.

Protesta e 7 korrikut

Kryetarja e LSI foli dhe për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha, teksa iu bëri thirrje njerëzve që t’i bashkohen tubimit. Ajo tha se qytetarët duhet të dalin në protestë jo për partitë politike por të dalin për veten e tyre. “Para 25 prillit është protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Kryemadhi akuzë Bashës për dështim

Monika Kryemadhi, nuk akuzon Edi Rama, për gjendjen e Shqipërisë soy, por fajtor kryesor bën ish-bashkëpunëtorin e saj, Lulzim Basha. Kryetarja e LSI-së tha se ajo nuk ka dështuar në opozitarizmin përballë Edi Ramës, por është “vrarë” pas shpine nga Basha. Ndërkohë, tha se nuk e di se çfarë plani ka Ilir Meta, pasi t’i mbarojë mandati. “Nuk e di ca plani ka Meta pasi të ikë nga presidenca, Monika nuk dështoi në opozitarismin e saj, u vra pas shpine nga bashkëluftëtari i saj, tradhtia e Bashës ka sjellë Shqipërinë në këtë stad ku jemi. Mund të kishte qenë ndryshe, duke  mos u largua nga parlamenti e duke mos bojkotuar zgjedhjet, opozitarizmi nuk bëhet me ide, por me alternativa e programe”, tha Kryemadhi. Duke u ndalur te situata në Partinë Demokratike, që deri pak kohë më parë ka qenë aleati më i madh i LSI-së, Kryemadhi tha se është shumë e nevojshme që kjo parti të ristrukturohet. Ajo ka komentuar edhe shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës, duke thënë se kjo është një çështje personale e tij me SHBA dhe DASH. “E kanë bërë si modë të gjithë, “Non Grata” është ekspuls, është çështje personale e Berishës me SHBA dhe DASH, nuk më intereson më interesojnë këto para që blejnë vota. nuk është në të drejtë time se kë do PD, a ka nevojë PD për ristrukturim, ka nevojë për një plan e një strategji të qartë, se unifikimi i qëndrimeve të opozitës është i rëndësishëm dhe mendoj që sot qytetarët duhet ta lidhin protestën jo me individin, por fitimet që ato do kenë”, tha Kryemadhi.

Të fundit

Maj 1664/ Sukseset e Ahmed Pashë Qypriliut në luftën kundër Austrisë

Në luftën Austro-Turke, Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qypriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për...

Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Shiu dhe bora e madhe ndryshojnë presionin në shkëmbinj dhe mund të kenë kontribuar në një seri tërmetesh të vogla në Japoni. Çfarë i shkakton...

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që vjen nga detet tona, por...

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Lajme të tjera

Web TV