Soros zbulon planin për të shpëtuar demokracinë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gjykata e Lartë e SHBA-së dhe Partia Republikane e Donald Trump përfaqësojnë një kërcënim më të madh për SHBA-në sesa Rusia dhe Kina dhe duhet të mposhten me çdo mjet të nevojshëm”.

Kështu u shpreh mega-donatori demokrat George Soros në një shkrim të botuar më 4 korrik.

91-vjeçari ka bërë thirrje edhe më parë për ndryshimin e regjimit në Kinë dhe një fitore të shpejtë ndaj Rusisë. Në artikullin e tij të fundit, ai i quajti ata “regjime represive” që “duan të imponojnë një formë autokratike të qeverisjes në botë”. Megjithatë, një kërcënim shumë më i madh për SHBA-në vjen nga “armiqtë e brendshëm të demokracisë”, të cilët përfshijnë “Gjykatën Supreme aktuale, e cila dominohet nga ekstremistët e ekstremit të djathtë dhe Partia Republikane e Donald Trump”, argumentoi ai,

Duke i bërë jehonë Presidentit Joe Biden, Soros denoncoi gjykatën për vendimin e Dobbs, muajin e kaluar, i cili përmbysi precedentin Roe kundër Wade në vitin 1973 për abortin. Ai tha se logjika e vendimit rrezikon të drejta të tjera të njohura sipas Amendamentit të Katërmbëdhjetë, “midis tyre të drejtën për kontracepsion, martesën e të njëjtit seks dhe të drejtat LGBTQ”, por ndoshta edhe martesën ndërracore.

“Është gjithashtu e qartë se kjo Gjykatë synon të kryejë një sulm frontal ndaj degës ekzekutive,” argumentoi Soros, duke treguar vendimet në lidhje me autoritetin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, pronësinë e armëve dhe rindarjen.

“Emëruesi i përbashkët në vendimet e fundit të gjykatës është “mbështetja e kauzave të promovuara nga Partia Republikane e Trump dhe dobësimi ose nxjerrja jashtë ligjit e kauzave të favorizuara nga Partia Demokratike.

Vendimi i Dobbs është pjesë e një plani të hartuar me kujdes për ta kthyer SHBA-në në një regjim represiv dhe mënyra e vetme për t’i ndaluar ata është “të flakësh Partinë Republikane nga detyra. Demokratët aktualisht kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit. Republikanët sulmojnë sistemin tonë të demokracisë nga çdo anë”, shkroi Soros, duke akuzuar partinë se “ka grumbulluar si Gjykatën e Lartë ashtu edhe shumë gjykata më të ulëta me ‘gjyqtarë ekstremistë’ dhe ka miratuar ligje që e bëjnë votimin shumë të vështirë si dhe bëjnë përmbysje të sistemit zgjedhor më lehtë në nivel shtetëror.”

Lexo edhe :  Vendi më i izoluar në botë - Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

“Mbijetesa e demokracisë në SHBA është shumë e rrezikuar. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë duke përfshirë kontaktin me disa republikanë që votuan për Trumpin, por që refuzuan ‘gënjeshtrën e tij të madhe’ për parregullsi në zgjedhjet e 2020. Kjo ka të bëjë me ‘rivendosjen e një sistemi politik funksional dypartiak’, i cili është në thelb të demokracisë amerikane”, u shpreh ai ndër të tjera.

Miliarderi me origjinë hungareze ka investuar miliona për të ndihmuar kauzat e demokratëve, nga zgjedhjet e ardhshme kombëtare të mesit të mandatit deri te garat e avokatëve të qarkut në juridiksionet kryesore.

Të fundit

Gruaja e Calhanoglu sulmon Lautaron: Ndryshojnë nevojat e tyre, ndryshon edhe besnikëria”

Pas fjalëve të Lautaro Martinez mbrëmë, të cilat dukeshin si një sulm jo aq i fshehur ndaj Hakan Çalhanoglu, gruaja...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Lajme të tjera

Web TV