Braçe krahason çmimin e shalqirit të Divjakës me të Luksemburgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka kritikuar sërish qeverinë, veçanërisht ministrinë e Bujqësisë, këtë radhë për çmimin e shalqirit. Shitjen e shalqinit në Divjakë ai e konsideron si lojën e grumbulluesëve.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe i ka cilësuar këto të fundit si “kartel”, duke thënë se ua marrin fermerëve shalqirin me një çmim shumë të ulët dhe më pas e shesin atë disa fish më shtrenjtë.

“Drama për të cilën bërtas unë; Sipër: Fushatë me shalqi në Bucukas/Tërbuf, në Divjakë; Poshtë: Çmimi i shalqinit në Luksenburg, dje; 12.99 euro për një shalqi, dmth 1.6 euro për kilogramë, fiks 193 lekë për kilogramë. Është e njëjta cilësi, në mos më e mirë! Këtu 7-8 lekë dhe në fushë që tregtaret ta çojne çmimin edhe më poshtë; Atje e blejnë që çke me të edhe me 193 lekë ose 1.6 euro për kilogramë. Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë,”- shkruan Braçe.

Në seancën parlamentare të 7 korrikut, Braçe i denoncoi me emra grumbulluesit, edhe pse ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i kërkoi që të mos e bënte, duke pretenduar që të gjithë fermerët kishin marrë paratë e alokuara nga skema e subvencioneve. Ndërsa nga ana tjetër, ish. zv,kryeministri ka dalë edhe në protesta me fermerët për të protestuar për çmimin e grurit dhe shalqinit. Por Braçe mbetet i vetëm në këtë betejë dhe zëri i tij bie në vesh të shurdhër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Të fundit

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Lajme të tjera

Web TV