“Do të bëj copa-copa”/ Vijon sherri me Stresin, radikalisti fetar i shpall sfidë reperit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Radikalisti fetar Luigj Marku, që nxit urrejtje nga myslimanëve në rrjetet sociale, i ka shpallur sfidë të hapur reperit të njohur, Stresi, i cili deklaroi se “do e bënte copa-copa live”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaroi se “është mbi shtetin”, madje theksoi se policia e di adresën e tij.

Luigj Marku iu drejtua Stresit duke i thënë se “nuk është ai që shkon në burg”, por reperi duke iu drejtuar “në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q***”.

Radikalisti fetar “pa iu dridhur qerpiku” tregoi adresën e tij të shtëpisë në Dublin dhe numrin e telefonit.

“Nuk shkoj në burg unë, jam përmbi shtet. Në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q*** po shkoni në burg. Policia e di adresën time, në Dublin është adresa ime numri telefonit është … Dërgojeni tek policia, të vijë policia këtu”, tha ai.

Sherri virtual mes tyre nisi pasi Luigj Marku ofendoi rëndë nga nëna reperin.

36 vjeçari nga Lezha, i cili jeton jashtë trojeve shqiptare, iu drejtua: “Ja q****a Shpresën, është nëna atij, Stresit. Të q****a Sali Lushën dhe Shpresa Lushën”, video që u bë virale në mediat sociale.

Stresi kërcënoi publikisht duke thënë se “do i presë fytin Luigj Markut”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin dhe do e bëjë copa-copa live.

Reperi bëri deklaratat gjatë një video-live me shokun e tij, Aleks Visha, ku u shpreh: “Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin atij p*** r****i! Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Më pas i kërkoi llogari Policisë së Shtetit pse nuk është arrestuar ende radikali fetar Luigj Marku, i cili është shpallur në kërkim që prej 19 Gushtit të vitit 2019.

Stresi komentoi tek postimi i tre viteve më parë i policisë në rrjetet sociale, ku njoftonte shpalljen në kërkim të Luigj Markut nga fshati Kallmet i Lezhës.

Ndërsa ditën e djeshme u mësua se Prokuroria e Lezhës ka lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar për 36-vjeçarin, për nxitjen e veprimeve ekstremeve./Panoramaplus

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV