Nga Bjolanda Cuku
Fakulteti Mjekësisë Dentare, (FMD) po hedh hapa drejt zgjerimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet e huaja, që synojnë rritjen e standardeve dhe përthithjen e praktikave më të mira të shërbimit në këtë sektor të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve. Ky program bashkëpunimi i projektuar në kuadër të nismës që ka ndërmarrë kryeministri Edi Rama, për ndërkombëtarizimin e universiteteve synon shfrytëzimin e çdo bashkëpunim me homologët e tyre (FMD) jashtë vendit për të rritur programet e përbashkëta. Edi t Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjeksisë Dentare tha se, “qëllimi është eksplorimi i sa më shumë risive bashkëkohore në këtë fushë dhe rritja e aksesit të Universiteti të Mjekësisë Dentare në rrjetin evropian të arsimit të lartë, që i jep mundësi FMD-së, të krijojë sinergji të reja përmes bashkëpunimit, që janë me përfitim për pedagogët, studentët dhe harmonizimin e gjithë programeve të FMD-së . Ndër bashkëpunimet më të fundit të konkretizuara së fundi është ai me Universitetin Rutgers (Rotgers) të Nju Xhersit. Fakulteti i Mjekësisë Dentare ka arritur një marrëveshje me Universitetin Rutgers (Rotgers) të Nju Xhersit, një nga universitetet e njohur të mjekësisë në SHBA, për shkëmbim të programeve studimore, të pedagogëve dhe studentëve. Universitetin Rutgers po mirëpret grupin e parë me 5 studentë dhe dy pedagogë të mjekësisë dentare nga Shqipëria. Fakulteti i Mjekësisë Dentare është i pari që po përfiton nga bashkëpunimi me Universitetin Rutgers të SHBA, ndonëse edhe më herët studentë të tij kanë provuar sukses studimet në New Jersey. Dekania Edit Xhajanka thotë se programet dhe kurikula janë të përafërta dhe shumë prej lëndëve që studiohen në Shqipëri, njihen edhe nga curicula amerikane. Ndërkohë për herë në Tiranë u zhvillua Kongresi i V-të Ballkanik i Kirurgjise Oro Maksilo Faciale (OMF) dhe Kongresi XV i Departamentit te Kirurgjise OMF, që mblodhi mbi 30 eminenca te Kirurgjise Kranio maksilo faciale dhe Oro maksilo faciale, profesore, akademike e figura te shquara, jo vetem nga Ballkani, por dhe nga vende te tjera te Europes, të cilët sollën risitë dhe standardet bashkëkohore më të mira të kësaj fushe. “Qasja drejt teknikave më të mira në këtë sektor, që erdhën permes këtij aktivitet është një vlerë e shtuar për FMD sepse për specializantët dhe studentë leksionet ofron falas gjithashtu do të ofron edhe worshope falas”, tha Xhajanka. Ramazan Isufi, shef i Departamentit të Kirurgjisë në FMD, tha se ky aktivitet shkencor do të ketë vlerat e tij, ndërsa e cilësoi atë gur plus në shkencën stomatologike dhe kirurgjinë Oro Maksilo Faciale. Eksperttë e huaj vlerësuan organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në Tiranë dhe u shprehën se, niveli i lartë I këtij organizimi është një hap që hedh mjekësia dentare për t’u unifikuar me standardet e homologëve kudo në botë. Hulio Asero u shpreh se organizimi ka qënë perfekt në një nivel shumë të lartë duke përfshinë tema diskutimi që janë shumë delikate dhe të rëndësishem në mjekësisnë dentare dhe prania e ekspertëve të nivelit të lartë nga fusha të ndryshme e bën këtë takim mjaft domethënës dhe eficent. “Unë mendoj se shoqata e kirurgëve ndërkombëtarë e përbërë nga 4 mijë anëtarë ku bën pjesë edhe Shqipëria, mendoj se është një arritje e duhur për mjeksinë dentare shqiptare”, u shpreh ekspertja e huaj. Kongresi mbledhi ne Tirane Studentet e FMD Personalitete nga Universiteti i Mjekesise, Tirane, Urdhri Stomatologut dhe institucione te tjera bashkepunetore nderuan eventin. Kirurgjia Maksilofaciale është një nga specialitetet e fushës së mjeksisë. Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të gojës, nofullave dhe fytyrës. Ndërsa marrëveshjet në kuadër të ndërkombëtarizimit parashikojnë që studentët të bëjnë studime si në universitetin shqiptar edhe atë të huaj për degë të caktuara dhe në përfundim të marrin diploma të dyfishta. Aktualisht universitet tona kanë nënshkruar 175 marrëveshje në degë dhe me fakultete nga vende të ndryshme. Mbi 40 të tjera priten të nënshkruhen.