Humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy 15-vjeçarët, zbardhet dëshmia e vëllait të Anrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë një ngjarje tragjike u shënua në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashikut humbi jetën, pas përpjekjes për të shpëtuar nga mbytje vëllanë e tij më të vogël dhe një tjetër bashkëmoshatar të tij.

Vëllai i Anrit, ka dëshmuar në polici duke treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë. Ndër të tjera ai ka thënë se deti ishte i trazuar dhe dallgët nuk i linin që të ktheheshin, e për këtë kanë kërkuar ndihmën e Anrit.

“Shkuam ne det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vellain tim me te madh. Atje kemi edhe shoke te tjere qe punojne tek plazhi, kamariere dhe te cadrat. Une dhe shoku im u futem per tu lare ne det. Notin e dim shume mire se shkojme shpesh ne plazh dhe kryesisht aty ne ate zone. Ecem pak thelle sepse aty ne breg ishte deti trubullt. Deti kishte shume dallge. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallget nuk po na lejonin te dilnim, na terhiqnin ne thellesi. Aty po therrisnim, ndihme-ndihme po spo na degjonte njeri pasi kishte shume ere te forte. Na pa shoku vellait qe punon te cadrat. Ne ishim ne gjendje te renduar pasi dallget po na rrembenin dhe po pinim shume uje pasi na zhysnin. Erdhi igli (roja qe ka fol sot) me vellain me shpejtesi dhe mbas ture edhe nje pedalone. Na ngjiten larte ne barke dhe pastaj na nxorren ne breg. Ne momentet qe hipem ne barke, po permbytej edhe barka dhe me veshtiresi kemi dale ne breg nga cka mbaj mend. Nderkohe vellai nuk arriti te ngjitej ne barke. Me pas na derguan ne spital. Vone e morem vesh se ishte mbytur vellai. Te gjithe dinim shume mire not se jemi banore te zones dhe e kemi afer detin. Nuk e di si ka mundesi qe vellai ska mundur te dale ne breg”, është shprehur.

Të fundit

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë...

“Gjushi me fustan” s’pyet për ligjin…!”/ Berisha denoncon asfaltin elektoral në Durrës

Këtë të hënë, me anë të një reagimi të fortë në llogarinë e tij perosnale në “Facebook”, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Rritet në 40 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në port, mbi 1 mijë të plagosur

Numri i viktimave nga shpërthimi në portin e Shahid Rajaee, jashtë Bandar Abbas në Iran është rritur në 40, ndërsa më shumë se 1 mijë të...

Lajme të tjera

Web TV