Amnistia fiskale/ Llogari të huajve: Mos na trajtoni si bisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ju ka kërkuar të huajve që të mos e shohin Shqipërinë si një vend bisht. Ai tha se Shqipëria nuk ka pasur herët sisitemin bankar dhe emigrantët që kanë punuar në të zezë mund ti deklarojnë paratë e tyre.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua partnerëve tanë ndërkombëtarë për amnistinë fiskale, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të aplikojë çdo ligj të këtyre vendeve nëse ai do të jetë më i shtrënguar se ai shqiptar.

“E vetmja gjë që ne jemi munduar të bëjmë në këto 3 vjet, është pikërisht kjo: Të studiojmë të gjithë amnistitë e bëra dhe të shohim të gjitha diferencat dhe të kemi një amnisti që të jetë më e shtrënguara. U them të gjithë partnerëve, në vendet tuaja janë bërë amnisti, na sillni ligjet e amnistive. Nëse i keni pasur më të shtrënguara, se ne do t’i bëjmë siç i keni bërë ju. Asnjë nuk i ka më të shtrënguara seç është ky ligj i Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. I keni shumë më tepër demokratike amnistitë, kështu që nuk do të na ndihmonit dot për t’i shtrënguar më shumë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se amnistia fiskale duhet edhe për faktin se vite më parë qytetarëve nuk iu është garantuar mundësia e formalizimit nga shteti, pasi ka munguar edhe sistemi bankar. Rama tha se Shqipëria ka qenë si Holanda pas luftës.

“Amnistia është hapësira e fundit e një tranzicioni drejt një shtrëngimi tjetër në funksion të llogaridhënies të çdo individi në raport me shtetin, si taksapagues. Është e pamundur ta shtrimë fashën deri në fund për shkak se nuk mund t’i kërkosh njerëzve llogari deri në fund nëse nuk i ke dhënë mundësinë të formalizojnë deri në fund atë që kanë, pasi kanë pasur një shtet që nuk iu garantonte një sistem bankar, ka qenë tamam si Holanda pas luftës. Amnistia duhet parë edhe si një mundësi për të shkuar në një nivel tjetër”, tha kryeministri.

Amnistia fiskale, pro dhe kundër

Kryeministri Edi Rama mbrojti propozimin e realizimit të amnistisë fiskale në vend, duke hedhur poshtë pretendimet e disa institucioneve, vendase dhe të huaja, se kjo është një nismë e dëmshme.

“Ideja e amnistisë është ide shumë e vjetër në Shqipëri, nuk është ide e re. Dhe asnjëherë nuk është materializuar, nga një presion i caktuar, i brendshëm dhe i jashtëm, që besoj ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në kohën kur janë bërë amnistitë e tjera nuk ka qenë e strukturuar si sot. Sot Shqipëria ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të garantojë implementimin”, tha Rama në një takim këshillues me grupet e interesit, mbi draftin që do të dërgohet në Parlament.

“Nuk e kemi menduar sot, por që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri 9 vite të shkuara. Por nuk e kemi propozuar më parë sepse kemi qenë të vetëdijshëm që ishte një ide të cilës nuk i kishte ardhur koha, siç nuk i kishte ardhur koha idesë tjetër për ligjin për kanabisin mjekësor. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe në kokë, siç ishte tërmeti”, tha Rama. Rama e quajti mungesë respekti për Shqipërinë kritikat e të huajve kundër kësaj nisme. “Qeveritë, kur angazhon në amnisti, angazhohen në funksion të nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë. Dhe t’i thuash Shqipërisë se amnistia në vetvete është diçka e papranueshme, kjo është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Dhe si gjithmonë dhe kurdoherë, të gjithë miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, do t’u them, respekti reciprok është A-ja e punës sonë. Me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë dhe bëhet në mënyrë të rregullt, pa asnjë polemikë, nga të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është as gjëja e drejtë, as gjëja e duhur, as gjëja që çmon respektin gati-gati pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj”, tha Rama.

Lexo edhe :  Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Sulmi ndaj organizatave vendase dhe të huaja

Ai sulmoi veçanërisht qëndrimet e disa organizatave tregtare në vend, si Dhoma Amerikane dhe Gjermane e Tregtisë, të cilët kanë dalë me qëndrime zyrtare se amnistia rrezikon të kthehet në një formë për pastrimin e parave të krimit të organizuar. “Të çohen dhoma tregtie, me flamuj të vendeve partnere, dhe të bëjnë fletërrufe për këtë nismë të qeverisë, kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin, dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj”, tha Rama. “Sepse institucionet financiare, patjetër mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucionet e luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave patjetër që mund të kenë.

Por dhoma tregtie? Ma nxirrni një biznesmen që nuk do amnisti? Më nxirrni një kryetar të dhomave të tregtisë që nuk ka bërë ndonjë transaksion të fshehtë? Përfshirë edhe ata të dhomave partnere”, tha Rama. duke folur për paratë e shqiptarëve që jetojnë jashtë, Rama tha se këto janë para të shqiptarëve që kanë punuar në punë të zezë. “Kjo nuk bëhet se shqiptarët janë kriminelë? Apo paratë e shqiptarëve duhet të rrinë jashtë? Të flasim hapur. Shqiptarët janë në disa vende të Europës pjesë strategjike të motorëve të ekonomisë së tyre. Ata që priteshin si kafshë e trajtoheshin si të ishin të gjithë vrasës e drogaxhinj, janë sot pjesë e motorëve të ekonomisë së disa vendeve. Por ata kanë punuar në të zezë, dhe ato para i kanë marrë nga pronarët e tyre europianë. Dhe një pjesë të parave tyre, në të zezë, nuk kanë mundësi t’i çojnë nëpër banka”, tha Rama.

Ahmetaj: Ata që janë të dënuar përjashtohen nga deklarimi vullnetar

Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj bëri të qartë se të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni nuk do të amnistohen. Në fajlën e tij, Ahmetaj u shpreh se amnistia është shumë e rëndësishme për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendit. Ai theksoi se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë për 5 vite. Ai tha janë të përjashtuar nga deklarimi vullentar të dënuarit. “Te kategoritë e përjashtuara do ta kuptoni që personat e dënuar janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Ecim me logjikën juridike të prezumimit të pafajësisë. Unë nuk dua të marr kohën tuaj me atë që kemi bërë. Përpjekjet tona për formalizimin janë shumë të rëndësishme dhe prekshme. Ata që e kanë ndjekur përpjekjen e qeverisë ndër vite të ardhurat ishin 24%, sot janë 28% e prodhimit të brendshëm. Është një kërcim shumë i rëndësishëm. 4% janë gati 600 e kusur milion dollar”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV