Po qëndronin në breg, gomonia përplas çiftin e pushuesve në Jalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë lënduar pasi janë goditur nga një gomone në plazhin e Jalës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Siç raporton gazetari Elton Nikaj, mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe të cilët kanë qenë në breg.

31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gj. P., 37 vjeç.

Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Njoftimi i policisë: 

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV