“Distancohu publikisht nga Basha!”, Grida Duma e prerë me Alibeajn në takimin e djeshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma është treguar e prerë me kërkesat për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Në debatin mes deputetëve dekoratë të mbledhur pasditen e djeshme në një takim joformal, të zbardhur nga gazetari Osman Stafa për BalkaWeb, Duma mësohet të ketë kërkuar që Alibeaj të largohet nga “hija” e ish-kreut të PD Lulzim Basha, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’ju dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish kryetarit, është e madhe, por po ashtu sfidë që kërkonte qartësi politike. Asgjë nuk ka ecur si duhej!

Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish-kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri. Kurrë nuk u dol të flitet me demokratët hapur dhe pa doreza, si ndodhën ngjarjet dhe çfarë na pret në këto kushte. Asnjëra nga këto nuk u bë!

Unë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë kusht sepse i kam thënë qëndrimet e mia publikisht dhe më shumë se në tavolina të vogla kam qenë e qartë që njoh realitetin politik dhe po ju theksoj kolegë që kjo që po bëni nuk është politikë por një zhdukje e kontributit të këtyre grave dhe burrave këtu që kanë sakrifikuar dhe nuk i trajtoni dot formalisht sepse nuk ka asnjë vlerë formalja me.

Ne kemi një detyrim ndaj atyre që na kanë votuar, ata qe na kanë votuar duan të fitojnë dhe të vijmë në pushtet. Përveç të tjerave juve ju rëndon dhe ju pengon, juve jo mua, që konsideroheni se po bëni lojën e rikthimit të njërit që nuk është, në një parti që do mbetet e vogël pas vulës.

Lexo edhe :  Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Nëse nuk hiqni këtë ngarkesë mit apo këtë perceptim nuk do ngriheni dot. Nuk është çështja se çfarë bën ai që do të rikthehet, sepse në fakt është jashtë politike, por çështja është se si ju nga demokratët dhe publiku shiheni se po ju përdor dikush. Vetëm kur të jeni të lirë nga kjo përdorje mund të ndërtoni politikisht, ndryshe vetëm do të dëmtoni”, është shprehur ajo.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV