“Shalqi për 4 persona 3000 lekë”/ Braçe: Poshtërsi, me këto çmime po boshatisni plazhet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë sezonit veror ndodh shpesh që qytetarët të ankohen për çmimet e shtrenjta në restorantet në bregdet. Së fundmi, deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar një menu të çmimeve në një plazh në jug të vendit, më konkretisht në Borsh dhe shihet se shalqi për 4 persona kushton 3000 lekë, ndërsa pjepër për 3 persona kushton 2000 lekë.

“Çmenduri” shkroi Braçe duke sqaruar se një shalqi me peshë 10 kilogramë që mjafton për 4 persona kushton 50 lekë. Ndër të tjera e cilëson poshtërsi që të bëhet një abuzim i tillë me çmimet.

Sipas Braçes, e gjitha vjen nga mosprerja e faturave dhe e kuponave tatimor. Ndërsa thekson se këto çmime të larta sjellin boshatisjen e plazheve dhe bllokimin e tregut të frutave e perimeve.

“Kjo është një menu ne jug, Borsh me qarte; Shiheni: Shalqi për katër persona 3000 leke; Pjepër për tre persona 2000 leke. Unë uroj të jetë gabim, sinqerisht, edhe pse kur shoh çmimet e tjera. Nuk me duket qe ka gabim.

Pra, ndryshe, kjo është çmenduri! Me çmimin e sotëm, 5 lekë për kilogram, një shalqi me peshe 10 kilogramë, kushton 50 leke. Një shalqi me këtë peshë mjafton për katër persona. Pra një shalqi me çmim 50 leke te shitet për 300 leke është poshtërsi, me 3000 leke është çmenduri!

Unë e di nga vjen kjo. Arsyeja është mosprerja e faturave, kuponëve fiskale e kështu me radhë!

Me to, as ma merr mendja se do ishin këto çmimet. Ne fund, ju ne jug, mos thoni “plazhet janë bosh”! Po i zbrazni ju! Jo vetëm kaq, por me çmimet tuaja, po taposni, bllokoni tregun e frutave e perimeve!”, shkroi Braçe.

Të fundit

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi,...

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë kombëtare. Ishte një hap...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Lajme të tjera

Web TV