Parlament/ Kundër raportit të Dick Marty, Kuvendi “pastron” Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialsite dhe Demokratike kanë kërkuar bashkëpunim sa i takon Raportit të Dick Marty, i cili ka shkruar kundër Kosovës ku ka ngritur pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore. Sot në Kuvend do të votohet reziluta kundër Dick Marty. Balla tha se është një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Alibeaj ka propozuar ndryshime në projekt rezolutë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se sot do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, pasi në rend ditë do të jetë edhe projekt-rezoluta e propozuar nga PS, kundër raportit të Dick Marty-t. Balla i bëri ftesë edhe opozitës që të jetë e pranishme pasi do të ishte nder dhe se nuk ka nevojë për një sherrnajë. Rëndësi tha Balla, është heqja e baltës së hedhur padrejtësisht kundër luftës së Kosovës. “Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Kërkesa e opozitës

Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.  Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente shtesë për projektrezolutën e dorëzuar nga PS “Mbi pazbatueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Në kërkesën e PD kërkon që pas togfjalëshit  “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf që dënon gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës. “Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet t’i shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimin për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës”, thuhet në dokumentin e Alibeajt. Në kërkesën e depozituar nga kryetari i Partisë Demokratike, thuhet se ky akt i dorëzuar i vjen në ndihmë konsolidimit të shtetit të Kosovës. “Pas shqyrtimit në Komisionit për Politikën e Jashtme, projektrezoluta është miratuar dhe i ka kaluar për shqyrtim seancës plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur këtë projektrezolutë, ashtu sic ka bërë me cdo dokument a akt tjetër që i vjen në ndihmë konsolidimit shtetit të Kosovës. Megjithatë, ne vlerësojmë se kjo projektrezolutë është e paplotë, prandaj do të propozojmë dy amendamente për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare”, shkruhet në dokumetin e dorëzuar në Kuvend. Alibeaj këkron që pas pikës 16 të shtohet 16/1 me përmbajtje si më poshtë vijon: 16/1. Duke pasur parasysh deklaratat e fundit publik të Dick Marty se po kërcënohet nga “elementë radikalë serbë” me ekzekutim me qëllim përfundimtar fajësimin e njerëzve “nga Kosova për këtë”, cka rikonfirmon përpjekjet e mëtejshme për ta njollosur të vërtetën dhe UÇK-në. “Neni 99, pika 3 e Rregullores së Kuvendit përcakton se “Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe cdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur”, shkruhet në materialin e Alibeajt.

Lexo edhe :  Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

 

 

Kryetari i PD-së

Dashnor Sula: Nëse gjykata vendos për Berishën do të punojmë për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili bën pjesë në grupin e deputetëve që nuk e kanë mbështetur Berishën, u ka kërkuar kolegëve të tij të mos diskutohet për rikthimin e Lulzim Bashës dhe për të gjetur një rrugë bashkëpunimi brenda partisë. Sula ka deklaruar gjatë takimit të së martës me deputetët, se nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojnë me të. “Nuk duhet të diskutojmë për rikthimin e Bashës, mos e faktorizoni kot. Duhet të bashkohemi ose të gjejmë rrugë bashkëpunimi për të fituar në 2023. Nuk kemi kundërshtar Berishën, por Ramën dhe PS. Në 2023 jam kundër daljes së PD-së me dy kandidatë, ndaj duhet gjetur bashkëpunimi për të pasur kandidatë të përbashkët. Vendimi i gjykatës duhet të zgjidhet, pasi në të kundërtën PD shkon drejt shkatërrimit, duke e mbajtur të zvarritur këtë çështje. Nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të, duke nisur punën nga baza, nëse gjykata vendos kundër Berishës duhet të bashkëpunojmë edhe me kolegët pranë tij për të vijuar riorganizimin e PD-së pa përjashtuar njeri”, mësohet të ketë thënë Sula. Ndër të tjera, Sula ka kërkuar t’i jepet fund sharjeve dhe mosmarrëveshjeve mes njeri-tjetrit në rrjetet sociale, si dhe të bëjnë opozitë duke denoncuar mazhorancën.  “Nuk duhet të vijoni të shani/ kundërshtoni njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Pse s’bëni opozitë, Basha apo Berisha po ju pengon për të bërë opozitë? Përjashtuar Berishën që bën opozitë, pjesa tjetër që janë pranë tij nuk kanë bërë denoncime, ka material për të denoncuar këtë mazhorancë. Në sallë, komisione duhet të jeni bashkë për të bërë opozitë”, është shprehur deputeti Sula.

 

 

Të fundit

Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë/Gjykata i refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të vizitojë Kosovën, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të...

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

Alarm në Buenos Aires pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe, gjë që sugjeron nivele të...

A do të tërqihet Fedez nga Sanremo? Reagon ekipi i tij

A do të tërhiqet Fedez nga Sanremo? Jo, ekipi i tij e ka mohuar. Thashethemet kanë qarkulluar prej disa ditësh, pasi zbulimet rreth jetës...

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e depozituara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të sigurisë. Në këtë gjykatë Meta kërkon të...

Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe...

Lajme të tjera

Web TV