Reforma Territoriale/ PD kërkon 120 bashki dhe konsensusin politik  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që të jenë 120 bashki që është sa një e katërta e 384 bashkive dhe komunave të dikurshme. Bylykbashi ka kërkuar që Reforma Territoriale të mos kthehet në një pazar politik por të gjendet konsensusi.

 Partia Demokratike bëri propozimet e saj konkret në lidhje me Reformën Territoriale duke sugjeruar që numri i bashkive të jetë mes 80 dhe 120 nga 61 që janë aktualisht. Nënkryetari i kësaj force politike PD, Oerd Bylykbashi nënvizoi se për të arritur një rezultat që sipas tij do tejkalojë interesat afatshkurtra elektorale nevojitet konsensus i vërtetë politik. “Dy projekte të mëdha kanë çuar në një hark diskutimi mes 80 dhe 120 bashkish që në çdo rast është ¼ e 384 bashkive dhe komunave të dikurshme. Reduktimi është drastik, por është funksional. Reformat nuk janë kurrë as për të mbyllur pazare dhe as për protagonizëm. Të gjithë deputetët e PD që i bashkohen qëndrimit tonë do të bëjnë të mundur që PS të mos i arrijë 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Bylykbashi. Sipas tij Reforma territoriale e vitit 2014 ishte një dështim, i dukshëm në sytë e të gjithëve. Në një konferencë për mediat për këtë çështje, ai tha se qëllimi i saj u keqpërdor politikisht nga Rama, duke centralizuar pushtetin vendor dhe duke sjellë kosto për shqiptarët. “Synohej të zvogëlonte administratën lokale duke kursyer para dhe pretendonte shërbime të mëdha. Por sot  është larguar pushteti i zgjedhur nga qytetarët dhe demokracia lokale dhe vetëqeverisja vendore është asfiksuar, pushteti është centralizuar. Qëllimi i mirë i reformës territoriale u keqpërdor politikisht nga Rama sot është një dështim i kushtueshëm për qytetarët”, u shpreh Bylykbashi. Numri dy i Partië Demokratike thekson se PD e ka denoncuar këtë reformë dhe shtoi që ka detyrimin për të sjellë propozime për këtë çështje. Ai njoftoi se ka nisur puna ngritur grup pune që ka ekspertizën më të mirë për qeverisjen vendore nga ekspertë e drejtues të pushtetit vendor. “PD e ka denoncuar që atëherë dhe ka vendim politik të qartë të marrë pjesë e ka detyrimin të bëjë propozimet më të mira e cilësore në avantazh të shqiptarëve. Është ngritur grup pune që ka ekspertizën më të mirë për qeverisjen vendore nga ekspertë e drejtues të pushtetit vendor dhe do të përgatisë materialet për qëndrimet e PD. Gjithashtu në kuadër të sekretariatit për pushtetin vendor është ngritur sekretariati në çdo rreth ku do të mbledh kontributin e të gjitha viteve që Partia Demokratike ka pasur në reformën territoriale”, është shprehur Bylykbashi. Sipas tij, Reforma territoriale është një instrument që nuk duhet humbur, sepse diçka e bërë keq për interesa të vogla politike sjell pasoja të rënda më pas. “Kemi shpërndarë një pyetësor për të mbledhur mendime në çdo anë përsa i përket kësaj.  Kemi kapacitetet për të çuar një Reformë Zgjedhore, pas rreth 9 muajsh do të jenë edhe zgjedhjet vendore. Theksoj se ky do të jetë një vendim politik, që do të ketë mbështetjen politike. Nuk do të jetë një reformë false si ajo e vitit 2014, por një reformë territoriale e pushtetit vendor afatgjatë”, tha Bylykbashi.

Ivi Kaso

Në konferencën e zhvilluar nga selia blu lidhur e Reformën Territoriale, Ivi Kaso tha se e gjithë situatë po monitorohet dhe sa janë ngritur grupe pune nga PD për këtë reformë dhe për Reformën Zgjedhore. Ai theksoi se mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën, duke shtuar se kjo nuk mund të lejohet dhe se pushteti pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit. “Nga njëra anë kemi Komisionin e reformës territorial dhe është e qartë se kur do ti paraqitet publikut dhe kemi edhe reformë zgjedhore që është në stanjacion. S’mund të ketë reformë territoriale që t’i shërbejë qytetarëve, pa vlerësuar të gjitha aspektet dhe implikimet territorial”, tha Ivi Kaso. Ndër të tjera, Kaso tha se reforma luajti një rol në favor të mazhorancës qeverisëse për përfitime elektorale. “Mendimin tonë e kemi shprehur dhe pastaj në fokus të punës vetëm të impaktit elektoral solli edhe dështimin e reformës së fundit pasi nuk u mbajt në fokus shërbimi ndaj qytetarëve dhe qëllimi ishte vetëm përfitimi elektoral i momentit dhe për këtë themi që janë të lidhura dhe logjika e donte që të ecnin me të njëjtën shpejtësi dhe kjo nuk ka ndodhur kështu.  Mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën”, tha Kaso, duke shtuar: “Nuk duam që rajonet e famshme dhe që janë prioritet i tyre në reformën territorial të shndërrohen në kalin e trojës për të prekur kushtetutën dhe për të vendosur primin çka do të thotë pushtet pa votë. Dhënia në tavolinë e primit, pushtetit pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit. Pranë PD-së është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore dhe po zhvillon takime që opozita të ketë gati propozimet e saj për çfarëdolloj produkti të reformës territoriale”.

Lexo edhe :  Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

 

Dhurata Çupi i kthehet Bylykbashit: Shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë teatër

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Territoriale ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat Oerd Bylykbashi se po bën Pazar me socialistët. Ajo thotë se në komision përfaqëson Partinë Demokratike ndërsa thekson se i ka ftuar kolegët të bashkëpunojnë por ata kanë refuzuar. E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë.  Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret”, shkruan ajo. Ajo ka shprehur keqardhje për kolegët e saj demokrat që përdorin pozitta për të sulmuar pjesën tjetër. “Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm. As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar. E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë. Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret”, tha Dhurata Çupi.

 

 

 

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV