Kufiri detar/ Dendias: Është bërë 12 milje në Jon në mënyrë të njëanshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetaren Olga Tremi të “Newsbomb.gr”, ku ka prekur të gjitha frontet e nxehta në nivel kombëtar dhe gjeopolitik, duke përfshirë këtu raportet e tensionuara me Turqinë dhe çështjen e detit me Shqipërinë. Ai gjithashtu ka shpjeguar më në detaje rrëzimin e avionit misterioz “Antonov” me ngarkesën e rrezikshme të municioneve në Kavallë, për zhvillimet kritike në luftën e Ukrainës dhe çështjen e gazit rus. Sa i përket marrëveshjes së detit, Dendias i ka bërë me dije gazetares që e intervistonte se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do ti çojnë palët në Hagë.

 

Tani duke qëndruar tek çështja greko-turke dhe te tema e dialogut në nivelin më të lartë mes dy palëve që ishte ndërprerë. Çfarë po ndodh me dialogun Dendias – Çavuşoğlu? A është homologu juaj i përgjegjshëm? Dhe nëse po, sa e rëndësishme mendoni se është kjo? Në kuptimin, nëse mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore të përgjithshme. Vështirë, mendoj unë.

E njoh shumë mirë zotin Çavuşoğlu. Prandaj, nëse më pyesni nëse ka një kanal komunikimi mes nesh, në nivel personal ka gjithmonë një kanal komunikimi. Megjithatë, nëse ky mund të jetë një kanal për bisedime ndërshtetërore, mendoj se presidenti Erdogan në mënyrën më absolute e ka ndërprerë këtë. Ka ndërprerë të gjitha kontaktet.

 

E kisha fjalën për klimën. Nuk thashë nëse do të ndodhin mrekulli. Nëse kjo mund të ndikojë te klima e përgjithshme.

Megjithatë, në situatën aktuale ajo që po përpiqemi të bëjmë është të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm. Jemi shumë larg një mirëkuptimi të përzemërt apo një klime diskutimi.

Më lejoni të bëj një parantezë këtu. Ju iu referuat çështjes së zgjerimit, të drejtës sonë ligjore për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje. Ka informacione, të cilat ju kërkoj ti mohoni ose konfirmoni, se jemi mjaft afër Shqipërisë për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje.

Kjo tashmë është bërë. Shqipëria ka 12 milje dhe ne kemi 12 milje. Në Jon kemi 12 milje.

 

Me Shqipërinë është bërë?

Është bërë. Nuk është bërë “me”, është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

 

Po, e kam fjalën për institucionalizimin e kësaj gjëje. A jemi afër?

Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

 

Jep dorëheqje kryeministri i Italisë

 

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ashtu siç pritej, dha dorëheqje pasi Qeveria e tij nuk i mbijetoi një mocioni të votëbesimit. Dragoi paraqiti dorëheqjen e tij te presidenti Sergio Mattarella, gjatë një takimi të zhvilluar mëngjesin e 21 korrikut, njoftoi Presidenca italiane. Në njoftim u tha se Mattarella pranoi dorëheqjen dhe i kërkoi Qeverisë së Draghit të mbetet në detyrë. Dorëheqja e Draghit ndodhi një ditë pasi koalicioni qeverisës i përbërë nga djathtistët, majtistët dhe popullistët, u rrëzua dhe bojkotoi seancën e mocionit të votëbesimit.

Lexo edhe :  PS nuk pranon kushtin e PD/ Gjiknuri: Jo votim i emigrantëve pa ID, alibi për humbjen

Draghi, 74 vjeç, u kishte bërë thirrje partnerëve qeverisës që ta mbështesnin në dhënien fund të mandatit qeverisës, në mënyrë që të sigurohej zbatimi i programit të rimëkëmbjes nga pandemia, program i financuar nga Bashkimi Evropian. Italia është mësuar me kriza, por jo si me këtë të fundit Por, tri partitë – Forca Itali e Silvio Berlusconit, Lidhja e Matteo Salvinit dhe Lëvizja Pesë Yjet – zgjodhën që të mos votojnë duke argumentuar se është e pamundur që të rikthehet besimi pasi javën e kaluar Lëvizja Pesë Yjet bojkotoi një votim të rëndësishëm, pavarësisht paralajmërimeve nga kryeministri se një gjë e tillë do të minonte koalicionin qeverisës. Zgjedhjet e parakohshme tani pritet të mbahen në shtator ose tetor.

 

 

Kriza ekonomike/ Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ekonomike. Sipas vendimit, nga 20 korriku ndalohet eksporti i grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për amvisëri deri në fund të vitit. Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton.

“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka propozuar masat e miratuara nga Qeveria.

Sipas njoftimit, ngjashëm është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor. Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit. Megjithatë, Qeveria nuk ka dalë akoma me masa për mbrojtje nga kriza e mundshme energjetike. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se beson që Qeveria po arrin të përballojë krizën botërore dhe të mbrojë amvisëritë, ndërsa paralajmëroi edhe masa në sektorin e energjetikës.

“Së shpejti do të dalim me masa konkrete. Para dy muajsh kemi bërë thirrje për masa kursimi, por për fat të keq mund të themi se apelet sikur nuk ishin adekuate, apo nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu është edhe në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëjmë gjithçka për të mbijetuar në këtë krizë të rëndë”, ka deklaruar Bytyqi.

Nuk dihet ende se kush do t’i ngrohë banorët e Shkupit këtë dimër, pasi BEG (Balkan Energy Group) i humbi të gjitha licencat. Qeveria thotë se po bëhen përpjekje që Elektroekonomia e Maqedonisë së Veriut (ESM) të marrë përsipër operacionin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe më parë ka miratuar masa për mbrojtje nga kriza, duke ndaluar eksportin e miellit, dhe në veçanti të vajit, pas dyfishimit të çmimit në shitjen me pakicë, por masat nuk kanë arritur të ndalojnë rritjen e çmimeve. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe për karburantet, por çmimi vazhdon të korrigjohet në baza ditore, varësisht lëvizjes në tregjet botërore. /REL/

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV