Grekët nuk dorëzohen/ Dendias: E duam detin dhe do zgjerohemi 12 milje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria greke po zgjerohet me 12 milje detare në ujërat që lagin edhe Shqipërinë dhe këtë gjë, MPJ Nikos Dendias e sheh si të drejtë të vendit të tij që thotë se do ta çojnë deri në fund, ndërkohë që Shqipëria e ka quajtur antikushtetuese me gjykatë, marrëveshjen dypalëshe dhe çështja ka shkuar në Hagë.

Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias foli në numrin e të shtunës, për atë që e cilëson të drejtën e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale në favor të saj me 12 milje detare.

“Në janar 2021, … i propozova Kuvendit të Greqisë, në emër të qeverisë, projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon, deri në Kepin e Tenaros, në 12 milje detare. Ky është një projektligj me rëndësi historike, pasi për herë të parë që nga viti 1947, Parlamentit iu kërkua të votohej për rritjen e zonës së sovranitetit kombëtar, duke ushtruar një të drejtë sovrane që rrjedh nga Konventa e OKB-së mbi Ligjin e Detit.

Sipas nenit 1, paragrafi 2 i këtij ligji, Greqia shpreh qartë se rezervon privilegjin për të ushtruar këtë të drejtë përkatëse në rajonet e tjera të territorit.

Prandaj shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje detare përbën një privilegj të patjetërsueshëm që buron nga e Drejta Ndërkombëtare dhe që vendi ynë do ta ushtrojë në çdo vend dhe në çdo kohë që do të zgjedhë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha ai.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV