Raporti i Dick Marty/ Rama: Do t’i kthejmë reputacionin Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Demokratike janë përplasur në seancën e djeshme parlamentare për raportin e Dick Martin. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se e kanë përdorur Kosovën për lojërat të politikës së brendshme.

 Në Parlamentin Shqiptar u diskutua dje për miratimin e një rezolute të propozuar nga shumica, që i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autoritetet deklaruan se do të kërkojnë nga Këshilli i Evropës rishikimin e rezolutës së vitit 2011 duke qenë se të gjithë hetimet e deritanishme nuk kanë nxjerrë asnjë provë apo fakt të tillë. Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve të ndryshme në Kosovë. Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë. Mes akuzave të shumta raporti ngrinte pretendime për përfshirjen e drejtuesve të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafik organesh njerëzore, të shtrirë deri dhe në Shqipëri. Pas 11 vitesh, parlamenti shqiptar, në një rezolutë të posaçme, vlerëson se pretendimet e ngritura, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe se vetë aktakuza e ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimitare, ishte një provë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi këtë të enjte në rezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Martyt. Në fjalën e tij Taulan Balla theksoi se gjatë 10-viteve hetime nga autoritetet evropiane mbi krimet e pretenduara të  Dick Martyt, nuk është gjetur asnjë provë apo fakt i vetëm. Në këtë kontekst, ai tha se rezoluta kërkon një rishikim të rezolutës 17-82 nga ana e Asamblesë së Këshillit të Evropës, duke rishikuar pretendimet për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë. Rezoluta kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar prej tij në 2011, dhe kryeministri Edi Rama tha se këtë Shqipëria do ta kërkojë me ngulm në Strasburg. “Shqipëria do të merret me reputacionin e cenuar të popullit shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë dhe do ta bëjë këtë me dinjitet deri në fund me aq sa ka mundësi. Zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg për këtë çështje dhe Dick Marty sot nuk është më anëtar i Asamblesë. Ne s’e kemi fare me Dick Martyn tani, ne e kemi me reputacionin dhe dinjitetin e një asambleje të Këshillit të Evropës që është çuar dhe e ka votuar”, deklaroi Rama. Kryeministri mbizotëroi skenën e diskutimeve mbi këtë çështje duke ushqyer polemika të ashpra me opozitën e cila nga ana e saj ka propozuar paralelisht dhe dy rezoluta të ngjashme për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se e kanë përdorur Kosovën për lojërat të politikës së brendshme. “Varret masive dhe gjaku dhe nderi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë menu ku fut hundët gjenerali juaj i ushtrisë së vdekur që do të mbledhë këtu të tëra kockat e Ballkanit, për ti bluar me demek në emër të kombit dhe të dinjitetit kombëtar”, u shpreh Rama, duke ju drejtuar opozitës. Akuzat e shumta të tij sollën dhe momente tensioni në sallë, mes tij dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Më pas Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike, e quajti të turpshëm qëndrimin e shumicës ndaj rezolutës së opozitës kundër gjenocidit serb në Kosovë: “Ky akt është çnjerëzor, është antikombëtar. Me asnjë lloj qëndrimi, me asnjë lloj rrugaçerie e shpërfytyrimi që kreu i juaj bën këtu në platformë, nuk mund të mbulojë këtë qëndrim çnjerëzor para së gjithash, pale pastaj antikombëtar”. Sali Berisha deklaroi nga foltorja e parlamentit se e konsideron Dick Martyn si një mashtrues ordiner dhe një qëndrim të tillë e ka mbajtur dhe në vitin 2011 në sallën e Organizatës së Kombesve të Bashkuara. Por sipas shumicës, parlamenti shqiptar ka miratuar disa rezoluta e deklarata që nga viti 1998 për këtë çështje.voa

Lexo edhe :  Nis beteja për 11 Majin: PD e para, PS më 12 prill

 

 

Spiropali ironizon Berishen: Kur nuk ke forcë, hesht

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të miratojnë rezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Marty-t mbi Kosovën. Spiropali, teksa thumboi Berishën, kërkoi që “mallkimet të lihen por një ditë tjetër. Ka kohë për punë të liga por koha juaj ka mbaruar”. “Sa herë kemi qenë të lirë kemi zgjedhur Evropën. Jam krenare që jam pjesë e ekipit të kryeministrit Rama. Ofroi një kontribut spektakolar, mes betejave për të mbijetuar mes sfidave të shumta, nga molotovet e zjarret e bojkotit. Kurrë në historinë tonë të mundimshme s’ka pasur Shqipëri më shumë dinjitet se sa sot. Kjo ditë është vetëm një stacion, kërkon një seri reformash. Askush nuk është i tepërt në këtë sipërmarrje, kush nuk gjen forcën të festojë, të paktën të heshtë. Fati e desh që në të njëjtën ditë Kvendi të votojë një nga rezolutat më të rëndësishme. Raporti i Dick Marty është farsë. Duke tentuar të kthejë kokëposhtë të vërtetën. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më e vërtetë bëhet ajo. Ky raport vuri në lëvizje një mekanizëm të madh”, tha Spiropali. Ministrja tha se heroizmi nuk mund të kthehet në krim. “Heroizmi s’mund të shndërrohet në krim. Të reflektojmë mbi të. Kam dy fjalë për atë që seancë më seancë nuk le gurë pa hedhur duke menduar se ngre piedestalin e tij. Nuk duroi, mund të shajë e mallkojë Edi Ramën sa të dojë, mund të flasë për shkallët ku ishte ulur Kryeministri në Bruksel, njerëzit e kanë kuptuar se ka të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde. Më shave e mallkove pa asnjë fre, s’ka asnjë pikë. Merre flamurin, Edin, Luçin këtu bëhuni të gjithë bashkë, s’ka problem mund të merrem me ju emër për emër se s’kam skelet frike. Besojmë se i shërbejmë njerëzve, mallkoni por një ditë tjetër. Ka kohë për punë të liga por koha juaj ka mbaruar”, tha Spiropali.

 

Ceremonia për Andi Kashikun

Rama: Ai donte të bëhej futbollist i njohur, fati e vendosi në fushën mes jetës dhe vdekjes

Në kryeministri është mbajtur ceremonia në nder të Anri Kashikut i cili humbi jetën në det duke u përpjekur për të shpëtuar të vëllain dhe shokun e tij. Vëllai dhe shoku i Anri Kashikut arritën të mbijetojnë falë ndërhyrjes së tij por vetë Anri nuk ia doli dot. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe familjarët e Anrit të cilëve u dorëzohen shenjat e posaçme të kujtimit dhe mirënjohjes së kombit: simboli i “Familjes së Dëshmorit të Atdheut”, Medalja e Mirënjohjes, si dhe Medalja e Kryeministrit për Vlerësim Profesional me të cilën vlerësohet akti trimëror i Igli Shahinajt. Nga ana e tij Rama u shpreh i prekur kur tha se Anri dëshironte të bëhej një futbollist i njohur, por u gjend shumë shpejt në një fushë mes jetës dhe vdekjes. “Bëhet fjalë për nderimin e një dëshmori të atdheut. Për një akt heroik. Dhe për një shembull frymëzues, por njëkohësisht edhe shumë prekës për të cilin na takon ta shprehim respektin më të thellë. Të enjten e kaluar nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë, shokët, komuniteti i zonës, por e gjithë Shqipëria u prek në zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë dhe që nuk ia doli dot sepse rrethanat, fati e vendosën në sprovën e një fushe ku luhet një ndeshje mes jetës dhe vdekjes. Ai u bë heroi i të vëllait, por edhe gjithë shqiptarëve dhe përfitimi i këtij statusi të dëshmorit nuk e shuan pikëllimin e thellë të familjarëve, dhimbjen, por mbase lehtëson sado pak  një plagë që do të qëndrojë aty në zemrën e babait dhe familjarëve”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

Të fundit

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në...

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj. Në një foto që ka ndarë...

Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është...

Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë...

Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

Një klikim në telefon apo kompjuter shpesh mund të bëhet shkak për t’ju vjedhur të  dhënat personale apo paratë në llogarinë bankare. Statistikat globale tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV