Personi që dorëzoi snajperin tek ish-efektivi i RENEA-s po kërkohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Remal Rada, një efektiv i repartit special RENEA në policinë e Shtetit, i cili kishte lënë detyrën 6 muaj më parë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme me arsenal të rëndë armësh.
Rada kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri, ku në Tiranë lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, policia kriminale, ka vënë re në parkingun e lokal “Sofra e Ariut” veprime jo normale të ish-efektivit të RENEA-s.
Ai ndodhej nën shoqërinë e Elton Hithit një 28-vjeçari nga Laknasi, i dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për Vjedhje me dhunë”.
Një person i tretë i ka dhënë një çantë, dhe Remal Rada së bashku me Elton Hithin e kanë future brenda në makinë.
Ata janë larguar më pas në drejtim të rrugës së Elbasanit, ku janë ndaluar nga një postobllok i policisë “Shqiponja”, operacionalja dhe oficerë të komisariatit Nr.1 NË Tiranë.
Brenda në çantë policia gjeti një snajper modern, dhe municionin përkatës. Remal Rada, fillimisht ka pretenduar para ish-kolegëve të tij se e dintë që i kishin dhënë rroba, por më pas ka preferuar të mos flasë në procesverbal. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Elton Hithi, i cili ka qënë në sediljen e parë të pasagjerit, kur ka ndërhyrë policia.
Elton Hithi, ka rëfyer para policisë se kishte marë çantën nga një person, pa i treguar emri, i cili i ka thënë se janë rroba sportive. Por gjithçka në çantën e kuqe, ishin sende të paligjshme si snajper, municione të kalibrave të ndryshme.
Tashmë policia po kryen hetime për të zbuluar personin e tretë që ka dorëzuar çantën me armatim, tek dy personat e tjerë të cilët kanë preferuar të mos I tregojnë emrin.
Njëherësh policia, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e ish-efektivit të RENEA-s, ku rezultoi se edhe në banesë ai mbante armë.
Në shtëpi policia sekuestroi një pistoletë pa lejë municioneve të ndryshme, dylbi, targa automjetesh, simbole të policisë së Shtetit.
Ky nuk është rasti i parë, që efektivë të RENEA dhe njësive të tjera speciale në repartet e policisë, të arrestuar nga kolegët e tyre sit ë implikuar në veprimtari kriminale.

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV