“Do rrisim çmimin”/ Unioni i Transportit Publik: Do mbyllim autobusët nëse nuk marrim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni i Transportit Publik kanë kërcënuar sërish me mbylljen e transportit publik në kryeqytet, nëse instancat shtetërore nuk marrin vendimin për subvencionimin e shpenzimeve.

Përmes një letre zyrtare, ata paralajmërojnë se nëse nuk ka reagim do të rriten biletat, nuk do të ofrohen abone, e po ashtu mund të shkojnë deri në bllokimin e transportit publik.

Letra e Plotë:

Drejtuar: Z.Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë

Për dijeni: Z. Taulant Tusha Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike

Enton Punavija Drejtoria e Transportit dhe Trafikut

Lënda: informacion urgjent mbi mundësinë e ndërprejes së shërbimit të tranportit qytetës në mungesë të subvencionit.

I nderuar Zoti Kryetar,

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ), në vijim të shkresës së dërguar në dt. 06/05/2022 (bashkëngjitur) konfirmon edhe një herë se të gjithë operatorët e transportit qytetës, përpos vështirësive të shumta qe kane ndodhur si pasoje e pandemise dhe tani sipas luftes ne Ukraine, kanë vijuar me ofrimin e shërbimit pa ndikuar cilësinë e tij.

Aktualisht, ruajtja e niveleve të larta  e cmimit te karburantit si pasoje e luftes Rusi-Ukraine e ka veshtiresuar akoma me shume mundësinë e vazhdimit të ketij sherbimi.

Edhe pas përfundimit të ndihmës se pare anti-krize nga qeveria në lidhje me kompensimin e cmimit të karburantit, të gjithë operatorët gjenden të përballur me inflacionin, cmimin e rritur të karburantit dhe derivative të tij, shtrejtësisë së pjeseve te kembimit per mirembajtje, etj. Ndaj gjendja e vështirë vijon të jetë në të njëjtin ritëm rritës si në muajin Mars 22. Pra në kushtet e të njejtës gjendje financiare të rënduar dhe pa një subvencion nga buxheti i shtetit, për muajin gusht e në vazhdim, operatorët e kanë të pamundur të vazhdojnë të ofrojnë shërbimin e transportit qytetës në Tiranë.

Lexo edhe :  QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024-s

Sa më sipër, kerkojme nga ana juaj nderhyrjen e menjehershme për iniciimin e miratimit të vendimit subvenionues ana e qeverise  për vijushmerine se paketes antikrize ose ne pamundesi te saj rritjen e cmimit te biletes per ta kthyer sherbimin qytetës rentabel.

Sot, në ditën e paraqitjes së kësaj kërkese, në prag të fillim mujait gusht, në emër të të gjithë operatorëve të këtij shërbimi ju konfirmojmë se, në mungese te suvensionimit te menjehereshem ato, për arsye të gjendjes financiare të krijuar e kane te pamundur tërheqjen pranë organit tatimor dhe shperndarjen e biletave te pajtimit mujor per muajin gusht. Me rezervat e gjendjes se karburantit të akumuluar mund ta ofrojme kete sherbim deri ne datat 30-31 korrik 2022, për më tej vazhdimësia mbetët e ndërvarur nga subvencioni hstetit.

I nderuar z.Kryetar, të ndërgjegjshëm për kohën e mbetur në dispozicion për zgjidhjen e situatës, shpresojme ne nderhyrjen tuaj te menjehereshme prane qeverise per vazhdimesine e paketes antikrize per te cbllokuar vazhdimesine e sherbimit urban.

Mbetemi të hapur dhe në dispozicion për cdo lloj bashkëpunimi për zgjidhjet më optimale në ofrmin e këtij shërbimi jetik për qytetarët.

Me respekt

Të përfaqësuar, Operatorët e transportit qytetës

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV