Ursula von der Leyen, e afruat Shqipërinë në BE duke poshtëruar shqiptarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Gjongecaj

Fillimi i bisedimeve për afrimin e Shqipërisë me BE, jashtë çdo dyshimi, është një hap thelbësor drejt ndriçimit të perspektivës së shoqërisë shqiptare. Realiteti i Shqipërisë, megjithatë, është i tillë që e bën të pamundur ekzistencën e një perspektive të qartë pa tretur mjegullën e zymtë që prodhon sistemi hibrid, apo qeverisja autokratike e këtij vendi.

Një mjegull që prej vitesh verbon sytë dhe helmon ndërgjegjen e shqiptarëve. Ja pse shqiptarët e kërkojnë afrimin me BE. Ata thellësisht besojnë se tretja e mjegullës, ose, që është e njëjta gjë, ndriçimi i perspektivës së Shqipërisë, do të mund të ndodhë vetëm kur Komisioni Evropian ta detyrojë qeverinë shqiptare të çlirohet nga korrupsioni sëpari dhe mbi të gjitha; sëdyti të fshijë nga praktikat e saj anashkalimin e ligjit duke rivendosur sundimin e tij; sëtreti të deligjitimojë metodat e nënshtrimit të medias; së katërti ta çlirojë shoqërinë nga ankthi i persekutimit duke rikthyer lirinë e fjalës dhe sëfundi, të kryejë reforma demokratike në të gjithë strukturat dhe institucionet e shtetit gërdallë shqiptar. Nuk ka shqiptar në këtë vend, madje edhe nga ata më të indoktrinuarit, përjashto patronazhistët që janë dizenjuar ta hanë, ose të bëjnë sikur e hanë, sapunin për djathë, i cili nuk e di, nuk beson fort, mbi bazë të qindra e mijra fakteve jetësore dhe jo thjesht perceptimeve, se të pesë problemet e përmendura ia kanë marrë frymën vendit dhe po e çojnë atë në kolaps përfundimtar, të pakthyeshëm.

* * *

Për t’u habitur, ekzaktësisht te çështjet ku shqiptarët shohin të keqen, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sheh të mirën, sheh arritjet, prosperitetin e Shqipërisë. Paradoksialisht. Atje ku shqiptarët shohin errësirën, skamjen, poshtërimin, arsyet më të thella të ikjes nga atdheu madje edhe pa e kthyer kokën pas, zonja në krye të ekzekutivit të Bashkimit Evropian, nën çadrën e të cilit jetojnë 450 milion qytetarë evropianë, sheh dritën, begatinë, besimin, rrënjë të forta që i lidhin shqiptarët me vendin. Dhe i gjithë ky shtrembërim në logjikë për shkak të përjashtimit të shqiptarëve atëhere kur gjykohet për jetën e tyre, vjen dhe strehohet midis rreshtave të ngushtë të një deklarate për shtyp. Ja se si në këtë deklaratë, duke iu drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen numëron arsyet që bënë të mundur fillimin e bisedimeve për afrimin e Shqipërisë me BE-në: “….Ju forcuat sundimin e ligjit. Ju luftuat kundër korrupsionit. Ju keni media të lirë. Ju keni një shoqëri civile vibrante. Ju keni bërë reformat të panumërta dhe keni modernizuar ekonominë (p.im)”. Me superlativë ajo vlerson edhe kryeministrin e Shqipërisë duke i adresuar atij karakterizimin se “….ka shfaqur aq shumë lidership, aq shumë vizion…. (p.im)”.

Nuk i besova syve, vetë qënies time, kur lexova këtë deklaratë për shtyp të Ursula von der Leyen. U gjeta në ato momente kur njeriu prek veten për të kuptuar se ku është, nëse është në ëndërr apo zhgjëndërr. Ndërsa lexoja deklaratën e saj për shtyp, padashur m’u kujtua fillimi i viteve 90, koha kur detyrohesha të mbërtheja duart te hekurat e dritares së furrës së bukës në lagjen time (vini re: dyqani i bukës kishte dritare me hekura!?) për të siguruar të paktën një “dyzetçe”, të paktën për prindërit e mij në moshë…Dhe si nga asgjëkundi, pikërisht në këtë kohë, doli dhe me shpejtësi u përhap lajmi se, si rezultat i një sondazhi të “pavarur”, Shqipëria zinte vendin e parë në mirëushqyerjen e popullit të saj!? Megjithëse populli ishte zhytur në varfëri të paanë, në një uri të frikshme. Sot, pas më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipëria vlersohet përsëri pozitivisht për atë që ajo ekzaktësisht nuk e ka: demokracinë. Lajmi nuk vjen nga asgjëkundi, por nga qendra e organizatës më të madhe politike të planetit. Nga BE. Përhapet njësoj si dikur, gjithsesi. Jo nga etërit, por nga pinjollët e atyre që u rrëzuan në fillim të viteve 90. Ka vetëm një ndryshim.  Etërit e përhapën në fshehtësi, në terr, lajmin e “mirëushqyerjes” së shqiptarëve kur ata nuk kishin as bukë për të ngrënë. Ndryshe, populli do t’i pështynte në fytyrë. Sot, pinjollët e etërve komunistë e përhapin lajmin e vlersimit të Ursula von der Leyen në mes të ditës, me kokën lart dhe duart në xhepat e shqiptarëve. Shpërndajnë përmes ajrit të ndotur të këtij vendi lajmin se Shqipëria ka standarde të plotësuara demokratike. Dhe e gjitha kjo vetëm pse kështu ka thënë ajo, Ursula von der Leyen ose fytyra, imazhi i Evropës. Ja pse pinjollët e sotëm janë më djallzorë se etërit e tyre komunistë. Se kanë gjetur një alibi. Alibinë e partnerëve strategjikë euroatlantikë në kohë krizash ekzistenciale gjeopolitike. Alibi, të cilën etërit e tyre nuk e gjetën kurrë sa ishin gjallë. Ja pse, prandaj, lajmin e demokracisë së plotësuar kur ajo nuk ekziston në Shqipëri e përhapin ditën për diell dhe nuk kanë frikë që shqiptarët do t’i pështyjnë në fytyrë. Madje nuk kanë frikë as se do të rrezikojnë ato që duan më shumë, pushtetin dhe paranë.

Lexo edhe :  Përdhunoi vajzën e shokut, Gjykata lë në burg Astrit Terollin! Procedohet edhe babai

* * *

Menjëherë pas leximit të deklaratës për shtyp të Ursula von der Leyen, nuk besoj që ka shqiptar normal që nuk i ka bërë vetes një pyetje: Presidentja e Komisionit Evropian beson vërtet që Shqipëria ka plotësuar standarde në fushën e korrupsionit, zbatimit të ligjit, mediave, shoqërisë civile, ekonomisë; pra, që Shqipëria ka formuluar reforma të panumërta dhe po i zbaton ato?

Ka dy mundësi t’i përgjigjesh kësaj pyetje. Po, e ka me të vërtetë dhe jo, po e fsheh të vërtetën. Për sejcilin rast ka një koment dhe le t’i shkruajmë ato. Ajo që nuk lëviz është e vërteta, e cila është vetëm një dhe më mirë se shqiptarët nuk e di askush tjetër. As Ursula von der Leyen, megjithë respektin e pakushtëzuar për të.

* * *

Komenti i parë.

Po, Presidentja e Komisionit Evropian beson me të vërtetë te progresi i Shqipërisë dhe se e vërteta, sipas saj, është ajo që udhëheqja politike e Shqipërisë dhe shqiptarët kanë ndërtuar demokraci të mjaftueshme për fillimin e negociatave për anëtarësim. Këtu ka një problem të madh dhe një problem të vogël.

Opinioni i Presidentes së Komisionit Evropian është ndërtuar në kundërshtim me realitetin shqiptar, sepse është në kundërshtim me perceptimin dhe faktet e panumërta që shqiptarët kanë për këtë realitet. Të ndërtosh një perceptim mbi realitetin e një vendi të kundërt me perceptimin e popullit të tij është një problem i madh në çdo sistem demokratik.

Ka edhe një problem të vogël, të paktën në këndvështrimin tim si qytetar të cilit i intereson të njohë problemet e vendit të tij të vogël e të prapambetur shumë më tepër se problemet e një organizate gjigande si BE. Qartësisht, ky opinion i gabuar i Presidentes është ndërtuar mbi shoshitjen e informacioneve të siguruara nga ekspertë të BE dhe ekspertë e politikanë vendas. Në rastin më të mirë, meqë opinioni fsheh të vërtetën, tregon se ekspertët e huaj janë ndikuar rëndshëm nga vendasit për arsye të ndryshme, pse jo edhe korruptive, pse jo edhe politike, çka i vendos nën një dyshim të thellë metodat dhe njerëzit që ndërtojnë perceptime apo opinione për BE.

Komenti i dytë

Jo, Presidentja e Komisionit Evropian nuk beson te progresi i Shqipërisë në ndërtimin e demokracisë dhe opinioni i dhënë prej saj në deklaratën për shtyp fsheh të vërtetën. Pra, në rastin më të butë, realitetit shqiptar i mungon demokracia reale që do ta bënte të mundur fillimin e negociatave, por kjo e vërtetë është fshehur si e vetmja rrugë për ta përfshirë vendin nën mbikqyrjen e BE dhe ndoshta, edhe për një gjendje gjeopolitike jo të favorshme. Në këtë pikpamje, Komisioni Evropian ka krijuar një mundësi për të favorizuar daljen e Shqipërisë nga prapambetja e thellë përmes një rruge më të shkurtër.

Këtu mbaron pjesa e ëmbël dhe fillon e hidhura vrer. Në këtë rast, më shumë se sa ndihmohen shqiptarët, i jepet “fuel” qeverisjes së degjeneruar të vendit. I zgjatet jeta qeverisjes më armiqsore që shqiptarët kanë patur pas sistemit hoxhist. Perëndimi ka ndërtuar për shumë vite imazhin e një pushteti të pakundërshtueshëm dhe të një horizonti ku shqiptarët kanë vendosur të orientojnë të ardhmen e tyre. Ja pse Perëndimi është më ndikues në jetën e shqiptarëve se çdo qeveri në vend, se çdo proces apo traditë shpirtërore dhe materiale. Ja pse, prandaj, Evropa duhet të jetë e ndërgjegjshme se ashtu si një zgjatje e lehtë dore i jep vrrull Shqipërisë, po ashtu një manuipulim sado i vogël që vjen prej saj mund ta çoj këtë vend shumë vite prapa. Kështu mund të ndodhë edhe në këtë rast, duke manipuluar me perceptimin si “të mjaftueshme” të një demokracie që nuk është, që nuk ka filluar kurrë së ndërtuari në substancë, në themelin e saj. Aq më shumë, duke mospërfillur shqiptarët, nënvlerësuar inteligjencën, opinionet dhe perceptimin e tyre. Duke i poshtëruar, në fund të fundit.


Të fundit

Mister në rrugën Berat-Lushnjë, shoferi dhe pasagjeri zhduken pas aksidentit të rëndë

Një makinë tip Mercedez Benz është përplasur mbrëmjen e së shtunës me trafikandarësen në rrugën nacionale Berat- Lushnjë, në...

VOA: Berisha nuk heq dorë nga protesta e 6 dhjetorit, del në shesh pa lejen e Policisë

Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar...

Bora Zemani merr buqetën më të veçantë dhe më të pazakontë nga ndjekësit e saj!

ora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e...

VIDEO/ Argjentina mposht Meksikën dhe merr tre pikët e para, Messi shënon një super gol

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t. 7 herë...

Eksperimenti i të ftohtit, BBC: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje!

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy...

Lajme të tjera

Web TV