Shqipëria në flakë, 15 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të

Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

“Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”, njofton Ministra e Mbrojtjes.

Të fundit

“Zgjedhjet lokale, një rrëmujë, ku përfiton vetëm mazhoranca”

Erald Shulla Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë...

“Berisha shihet si faktori kryesor që PD është e ndarë”

Plator Nesturi Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë...

“Alibeaj, si miza n’bisht të kalit që beson se po tërheq karrocën”!

LEONARD KARAJ” Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare e Enkelejd Alibeajt, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka...

“Rama ka luksin të mos fitojë, por të presë si humbasin kundërshtarët e tij”

Lorenc Vangjeli Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë...

Vulë pa parti dhe parti pa vulë që i vulos fitoren Ramës

Në javët në vazhdim, liderët kryesorë të politikës do të zbresin në qytete të ndryshme të vendit për zgjedhjet lokale me premtime dhe akuza...

Lajme të tjera

Web TV