Sokol Olldashit dhe pelikani kaçurrel në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

-Një ese në kujtim të mikut tim Sokol Olldashi.-

Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.

U bë projekti i rrugës. U bënë llogaritë për sasinë e parave.

Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve shkoi një delegacion.

E kryesonte ministri i Transportit, Sokol Olldashi.

Kur ministri priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.

Mes ministrit dhe një eksperti, u zhvillua një bisedë me nota surealiste.

Ministri:- Kush ëshë shkaku që nuk paranoni të hidhni firmën?

Eksperti:- Pelikani kaçurrel!

Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!

Eksperti:- Zëvendës ministri juaj i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rriten zogj të rrallë.

Me paratë e BE nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel?!

Do të ishte një akt çnjerëzor! Evropa e idealeve të Miteranit, Kolit, Margaret Teçerit dhe Toni Bler nuk do të lejojë dhe as ka për të lejuar kurrë, të abuzohet mbi te drejtën për të jetuar, e drejtë e dhënë nga Zoti, për pelikanin kaçurrel të pafajshëm?!

Në inat e sipër ministri mori në telefon kryeministrin Berisha.

Një ditë

-Një ditë zëvendës ministri i Mejdisit Taulant Bimo më tregoi:

-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!…

Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.

Kryeminstri u fut drejt e në teme:

– Ke shkruar ndonjë letër, duke ja postuar Brukselit për pelikanin kaçurrel?

Në fillim thashë jo.

Pastaj u kujtova…

Më erdhi zemra në vend…

Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.

Lexo edhe :  Karuseli i zërave për mocionin 'Berisha' të shtatorit

Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurrel.

“Libri, me sa duket do ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE, -i thashë Kryeministrit.”

-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin…

-Po atë natë, tregon Taulan Bimo, “thura” një letër diplomatike. Hodha idenë:

Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen koregjime për mbrojtjen e pelikanit kaçurrel.…

Kush nuk e beson tregimin tim, le të marri rrugën për në Vlorë.

Në autostradë, si fantazmë në mes te fushës, janë ndërtuar disa prita me rrjeta.

Rreth një kilometër të gjata?!

Para për të mbrojtur pelikanin edhe kaçurrel…

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV