Marash Kumbulla mund të largohet nga skuadra e Romës në këtë merkato verore. Mbrojtësi shqiptar nuk ka gjetur shumë hapësira te verdhekuqtë dhe kjo mund të sjellë një largim të lojtarit.
Interesimet për 22-vjeçarin nuk mungojnë, teksa përveç Torinos që e kërkon prej kohësh, së fundmi në garë është futur edhe skuadra tjetër italiane, Fiorentina. Këta të fundit kanë vendosur të shesin mbrojtësin serb, Milenkovic dhe si zëvendësues kanë piketuar Kumbullën.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Roma kërkon të paktën 13 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën. Në ditët e ardhshme pritet të ketë negociata mes palëve, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje.