Filip Çakuli në birucë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 1993.

Filipi Çakuli bëri një “të pa bërë” në revistën “Hosteni”.

Nisi të botojë disa buste nudio.

Për koka, përdorte kokat e politikanëve të lartë:

Meksi, Arbnori, Dokle, Meta, Nano, Gjinushi, Servet Pëllumbi, Mitro Çela…

Gjëra me kripë!

Por proçka erdhi, kur në faqen e parë të revistës, mbi bustin nudo, u vendos koka e presidentit tonë të nderuar, zotit Sali Berisha.

Një natë pa hënë, një ditë më parë se revista të shpërndahej, në redaksi mbërritën tre punonjës të SHIK-ut.

Me shumë takt, morën me vete revistat me Berishën nudo dhe Filipin të veshur.

Hipën në një benz të zi. Ndaluan në një zyrë.

Mes tyre nisi një bisedë me nota surrealiste:

Shikasi: – Kush janë bashkëpunëtorët e tu?
Filipi: – Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Agron Musarai, Mitro Çela…

Shikasi: – Nuk jemi këtu për t’u tallur?!

Filipi: – Po dyshuat në fjalën time, ja ku është telefoni për verifikim…

Kishte kaluar mesnata.

Gruaja, Vasilika u shqetësua.

Kërkonte burrin.

Ai, i humbur.

Pa gdhirë mirë mori në telefon dhe përfundoi në zyrën e Agron Musarait, ministër i Brendshëm.

Ai ngriti supet dhe formoi numrin e kryeministrit Meksi.

As ai nuk dinte gjë.

Asnjë informacion as nga Prokurori i Përgjithshëm…

Filipi u gdhi në birucë. Hynë hetuesit. Kishin marrë porosi nga lartë…

Me tjetër pamje. Pak të hutuar. Pyetën me mirësjellje:

– Të porosisim ndonjë gjë për të ngrënë?…

– Një bërxollë derri, pilaf dhe një gotë verë të kuqe…

– Biruca nuk është restorant!…

– Më pyetët për menunë!…

Ndërkohë një prej hetuesve hartoi një procesverbal… Pasi e lexoi, Filipi shkroi me stilin e Shvejkut:

Lexo edhe :  Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson

“Zotërinjtë e SHIK-ut, me shumë edukatë më rrëmbyen nga zyra dhe më prunë në birucë.

Me shumë kulturë më mbajtën 24 orë në izolim.

Me shumë takt më thanë se çfarë duhet të ha e të pi…”

Një javë më vonë problemi i arrestimit të gazetarit Filip Çakuli, u bë objekt rezolute në Bruksel, Strasburg dhe në OKB…

Tragjedi dhe komedi të nakatosura së bashku… Gurrë humori…

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV