Pushimet u kthyen në tragjedi, i jepet lamtumira vogëlushes që u vra nga polici me skaf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet të ishin ditë të lumtura për tu mbajtur mend, por ajo e djeshme u kthye në tragjedi për familjen Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Një skaf i fuqishëm që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase, përplasi vajzën 7-vjeçare të familjes duke i marrë jetën në vend.

Sot është ditë zie në familjen Avdia, teksa kanë hapur dyer e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes së tyre. Në banesën e familjes në Tiranë, ka pllakosur zia, ndërsa rreth orës 15:00 pritet që vogëlushja të prehet në banesën e fundit.

Familja Avdia ardhur në Shqipëri për pushime, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Ata zgjodhën plazhin e Potamit në Himar për të kaluar ditët e nxehta të Gushtit, por fatkeqësia i goditi duke lënë një traumë të madhe edhe në opinionin publik.

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV