Covid lë me pasoja Joe Biden, detaji që u vu re nga fjalimi i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, tha të martën një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti amerikan kollitej në mënyrë të përsëritur gjatë një fjalimi mbi një projektligj që synonte të nxiste industrinë e gjysmëpërçuesve amerikanë.

Presidenti Biden mbajti një fjalim në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për ministrat, anëtarët e Kongresit dhe biznesmenët përpara se të nënshkruante një projekt-ligj që siguron 53 miliardë dollarë në mbështetje të industrisë vendase për të nxitur prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Në disa pika të fjalimit të tij, presidentit Biden iu desh të ndalonte, të kthehej anash dhe të kollitej ose të pinte pak ujë, gjë që, siç parashikohej, nuk kaloi pa u vënë re dhe u komentua në rrjetet sociale.

Presidenti 79-vjeçar i SHBA-së së fundmi u raportua dy herë me Covid-19 dhe ishte në karantinë në Shtëpinë e Bardhë deri të dielën.

“Presidenti rezultoi negativ për Covid-19 dje dhe këtë mëngjes”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë pas fjalimit të Biden.

Joe Biden ka vuajtur nga astma në të kaluarën, tha korrikun e kaluar koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e pandemisë Covid-19, Asish Jha, duke shpjeguar se ai është i prirur ndaj bronkospazmës dhe herë pas here ka përdorur inhalatorë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV