E bujshme/ Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti 10 ditë para nisjes së kampionatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Klubi i kuq ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me Mehmetin i cili mori ekipin e kuq në mes të sezonit të shkuar duke arritur ti sigurojë një biletë për në Conference League. Drejtuesit e klubit dolën në këtë përfundim pas një mbledhje të zhvilluar një ditë më parë, ku bënë bilancet pas miqësores së fundit, atë kundër Bylis.

Në fakt, në asnjë moment, që kur u ul në stolin e ekipit kryeqytetas, Mehmeti nuk ka qenë kurrë i sigurt, në më shumë se një herë e ardhmja e tij u vendos në dyshim. Mos kalimi i një turi në Confernece League, apo dhe përplasja me një pjesë të mirë të titullarëve, kanë rezultuar përcaktues në këtë vendim drastik që vjen pak ditë përpara startit të sezonit.

Të njëjta burime bëjnë me dije se për momentin pista kryesore është ajo e Serse Cosmit. Tekniku i famshëm italian është një mik i presidentit Demi, por kërkon dhe pak kohë pasi mbetet në pritje të një oferte nga Italia, nëse ky opsion bie poshtë atëherë Cosmi do të marr drejtimin e të kuqve. Një emër tjetër në tavolinë është edhe Shpëtim Duro, tekniku i njohur shihet si një zgjidhje e shpejt, një trajner që e njeh shumë mirë ambientin dhe nuk i duhet kohë të përshtatet.

Të fundit

Këmbimi valutor 25 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe...

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen Jones Vdekja e figurave kryesore publike...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Lajme të tjera

Web TV