Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump, kërcënohet drejtori i FBI-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i FBI, Christopher Wray, është shfaqur i shqetësuar pas kërcënimeve e marra nga mbështetësit e Donald Trump pas kontrollit nga agjentët e tij në rezidencën e ish-presidentit në Florida.

Wray, po ashtu dhe Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland si dhe agjentët që kryen bastisjen janë në shënjestër të kritikave nga republikanët dhe kërcënimeve, në disa raste me vdekje, në mediat sociale të mbështetësve të Trump.

Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump reaguan me zemërim dhe kërkuan llogari për kontrollin e FBI-së në banesën e tij në Mar Al Lago, të Floridas.

Agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që Trump dyshohet t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tij. Vetë ish-presidenti e cilësoi ngjarjen si të gjueti shtrigash, të motivuar politikisht dhe që nuk ndodhte as në republikat e botës së tretë.

Ndërkohë Trump ka thënë përmes një deklarate se shtëpia e tij në Mar-a-Lago është “pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”.

Ai e quajti këtë një sulm politik, duke theksuar se kundërshtarët e tij nuk duan që të kandidojë për president në vitin 2024 dhe po  bëjnë gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, është arsyeja pse agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën edhe pse ai tha se kishte “punuar dhe bashkëpunuar me agjencitë përkatëse qeveritare”.

Avokatja e Trump, Christina Bobb, konfirmoi se FBI sekuestroi dokumente nga Mar-a-Lago në një deklaratë për CNN. Bobb  ishte e pranishme gjatë kontrollit në rezidencën e Trump në Palm Beach.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV