De Ligt në stol dhe në ndeshjen tjetër, Nagelsmann: Nuk kam arsyë të bëjë ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Matthijs de Ligt do të jetë përsëri në stol. Mbrojtësi holandez, i transferuar te Bayern-i nga Juventus-i për 67 milionë euro plus bonuse, ka luajtur vetëm 8 minutat e fundit të ndeshjes së parë të kampionatit kundër Eintracht.

Bavarezët kanë fituar 6-1, një rezultat dhe një paraqitje që kanë shtyrë trajnerin Julian Nagelsmann të konfirmojë të njëjtin formacion titullar edhe të dielën kundër Wolfsburg-ut.

“Si trajner, kur ndryshohet diçka, ka dy gjëra për të marrë në konsideratë: paraqitjet dhe menaxhimi i ngarkesës së punës. Dhe për për momentin nuk kam arsyë të bëjë asnjë ndryshim”, ka thënë trajneri.

“Të gjithë lojtarët e ekipit janë të rëndësishëm, por nuk pres të ndryshoj në rast se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme”.

Për rrjedhojë, dyshja e qendërmbrojtësve të Bayern Munich do të jetë përsëri e përbërë nga Upamecano dhe Lucas Hernandez.

Të fundit

Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Pas një muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, del sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër...

Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Kreu i PD-së Sali Berisha në 24 orët e ardhëshme do jetë në vështirësi në përbyllje të listave të kandidatëve për deputetë, pasi partitë...

Rama me “njomëzakë” në listën e sigurt

Kryeministri Edi Rama për taktikë elektorale, por edhe për të nxitur deputetët që kanë disa mandate rresht, u ka kërkuar që të luftojnë për...

Kujdes nga ngjarjet e paparashikuara mund të prishin planet… rezervimi i yjeve për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

Lajme të tjera

Web TV