Një kamion i cili transportonte grurë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, u përmbys mesditën e sotme, duke bërë që i gjithë gruri të shpërndahej në rrugë.
Për shkak të aksidentit u krijuan radhë të gjatë trafiku, ndërkohë që në vendngjarje shkruan edhe punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Por, derisa u pastrua, shumë makina shkelën mbi grurin. Për këtë ka reaguar ashpër deputeti i PS, Erion Braçe, i cili thotë se është e shëmtuar që të shkelet buka.
“Është e shëmtuar! Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga Ukraina! Pa fat! Por jo deri këtu”, ka shkruar Braçe në Facebook.
Ndërkohë që sipas policisë shkak i aksidentit u bë humbja e vëmendjes nga ana e drejtuesit të mjetit.