Shifrat e turistëve të huaj në Shqipëri po rriten vit pas viti. Madje, kryeministri Edi Rama, deklaroi së fundmi, se Tirana renditet e dyta pas Antalias, sa i përket rritjes së turistëve.
Sakaq, ditën e sotme, ai ka publikuar të tjera shifra. Pas të dhënave të turistëve nga Holanda, Rama ka publikuar sot të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin.
Sipas tij, 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.
“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se shpesh, revista të njohura ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Rivierës shqipatre, plazheve e peisazheve tona.