40 të shtëna/ ‘Loja’ mes Vali Corleone dhe të dashurës së tij: Gjuaj shpejt çika se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vali u plagos me armë zjarri nga një 22- vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin. Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli, ka njoftuar së fundmi se Carleone ka dalë nga spitali. Ismajli ka thënë se ai kishte marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij është në paraburgim dhe rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”. Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të së njëjtës armë, tashmë të konfiskuara. 22-vjeçarja që ka shkrepur armën është Anita Syla, e cila bashkëjeton me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.

“Panorama Plus” kontaktoi me Valin, për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij si dhe rreth rrethanave të ngjarjes së rëndë. Në deklaratën e tij, Vali hedh poshtë pistën e tentativës së vrasjes, duke pohuar se ishte ai që i kërkoi Anitës ta qëllonte.

“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë. Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem.

 

 

Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto chika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt. Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, shprehet Vali, duke treguar se autorja quhet Anita Corleone, duke nënkuptuar kështu se ajo vijon të mbetet vajza e tij.

Lexo edhe :  U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan e përshkruan ngjarjen si aksidentale, duke u shprehur se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia. Syla, që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndenjjes dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja “Dardania I”, në Komunën e Gjilanit.

E shtëna me armë zjarri, e cila dyshohet se është bërë aksidentalisht nga Anita Syla pas një deklarate të Corleones – është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet. Në kallëzimin penal që e posedon paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Të fundit

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Lajme të tjera

Web TV