Lufta e Ukrainës, gjithnjë e më shumë duket se po kthehet në një konflikt të zgjatur, që mund të mos përfundojë për shumë vite. Këtë e kanë theksuar edhe analistët amerikanë.
Analistët e Institutit për Studimin e Luftës (ISW) kanë dhënë alarmin duke thënë se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë.
Sipas tyre, Rusia ka bërë gati një buxhet të që do të rriste shpenzimet industriale me 10 miliardë dollarë dhe do të mbështeste përpjekjet e luftës.
ISW raporton se Drejtoria kryesore e Inteligjencës Ushtarake e Ukrainës (GUR) thotë se Komisioni Ushtarak-Industrial i Federatës Ruse, i kryesuar nga presidenti rus Vladimir Putin, po përgatitet të ndryshojë programin e rendit të mbrojtjes shtetërore deri në fillim të shtatorit për të rritur shpenzimet me 600-700 miliardë rubla (afërsisht 10 miliardë dollarë).