Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga ROLAND QAFOKU
Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit tim të mos e ketë njohur, biseduar nga afër dhe bashkëpunuar qoftë edhe për pak kohë dhe me episode me Fatos Baxhakun. Unë futem tek ata që e kam njohur pak. Në redaksi kemi punuar shumë pak dhe besoj shumë pak e dinë që Fatos Baxhaku punoi vetëm dy ditë si zëvendëskryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” diku në vitin 1998 kur punoja edhe unë. Por edhe të mos e njihje dhe punoje nga afër, Fatos Baxhaku krijoi atë profil gazetari duke u kthyer në një model XXL për nga cilësia profesionale, ndershmëria dhe puna pa kompromis me pushtetin. Besoj kryevepra e tij në karrierën mediatike ishte drejtimi i “Gazeta Shqiptare”. Ato kohë u kthye në legjendë historia që përsëritej pothuajse çdo pasmesnate në shtyshkronjën “Demokracia”. Teksa dorëzonin kalqet e numrave të rinj, kryeredaktori i “Koha Jonë”, Armand Shkullaku dhe kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Fatos Baxhaku, “ziheshin’ se kush e kishte bërë numrin më të mirë të ditës, se cilat lajme ishin ekskluzive, pra cili staf dhe gazetar kishte punuar më mirë se tjetri. Ditën tjeëtr, në mbledhjet e redaksisë së “Koha Jonë” më shumë përmendej emri i Fatos Baxhakut si shefi i gazetës konkurente se sa i shefit tone që kërkonte llogari pse kishte humbur x lajm. Baxhaku ishte prezent në mbledhjet tona edhe pa qenë prezent. Madje, pa qenë fare pjestar i stafit të “Koha Jonë”.
Si sot tre vjet më parë Fatos Baxhaku u nda nga jeta. Ishte vërtetë një ditë zie për median shqiptare. Ajo që më bëri përshtypje nga shumë reagime me zë dhe me shkrime ishte se të gjithë, pa asnjë përjashtim, e quanin mik. Në fakt, ashtu i trajtonte Baxhaku të gjithë, kolegët, homologët, vartësit, të njohurit por edhe të panjohurit. Por, asnjë prej këtyre nuk shkruajti se Fatos Baxhaku u kishte mësuar A-në e gazetarisë. I kishte marrë në punë, u kishte ndezur kompjuterin, u kishte mësuar si të mbanin gjithnjë me vete një bllok dhe një stilolaps. U kishte mësuar si të merrnin një lajm. Si të krijonin burimet dhe si të ishin besnikë dhe korrektë me to. U kishte mësuar se si të shkruanin mirë e bukur. Si të shkruanin pa gabime dhe me mendim. U kishte mësuar disiplinën e redaksisë, si të silleshin, sidomos me vartësit. Dikë madje e mësoi edhe si të vishej dhe sidomos si të mbante higjenën. Vërtetë Baxhaku ishte një mik. Por ironia është se shumë pak ia kthyen Baxhakut këtë në mirënjohje. Dhe mirënjohje do ishte që disa nga nxënësit e tij të vjetër të bëheshin sado pak Fatos Baxhak. Iu afruan, u miqësuan, pinë edhe ndonjë gotë me të, ia vodhën stilin, profesionin dhe ditën që vdiq thanë “na humbi një mik”. Ama, këta “miqtë”, dy cilësi nuk ia morën dot: Ndershmërinë dhe thjeshtësinë. Ato nuk mund të vidhen. I përjetshëm kujtimi yt profesori i gazetarëve Fatos Baxhaku! I atyre që të njohën nga afër dhe atyre që nuk të njohën, por të kishin si model.

Të fundit

Tregu i apartamenteve, edhe Pogradeci i shtrenjtë si bregdeti

Pogradeci tashmë duket se ka hyrë në listën e qyteteve të shtrenjtë për të blerë një apartament. Përveç se qyteti...

Rishfaqet “Princesha e gazit”, Trump bisedime sekrete me Yulia Tymoshenko

Katër anëtarë të lartë të rrethit të Donald Trump kanë zhvilluar diskutime sekrete me disa nga kundërshtarët kryesorë politikë të Volodymyr Zelensky. Burime diplomatike...

Vendimi për mbylljen e Tik Tok, reagon Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në...

Pse nuk ka paqe në Ukrainë pa Europën?

Nga Spartak Ngjela Po Zelenski do ta vijojë luftën? A do të ketë paqe në Ukrainë? Ukraina është një shtet dhe një vend evropian. Kurse Bashkimi Evropian nuk...

Topalli reagon për mbylljen e TikTok/ Rama i frikësuar, pushteti i tij po humb kontrollin

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të mbyllur TikTok-un për 12 muaj. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV