Rama: Ne kemi qenë si Korea e Veriut, tani mund të vendosim vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me një media franceze, ku ka folur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Media franceze “FranceSoi” thotë se intervistën e kanë zhvilluar në rezidencën e pushimeve të Ramës në Dhërmi. Kreu i Qeverisë gjatë intervistës ka thënë që hapja e negociatave është një hap thelbësor për këtë vend të Ballkanit, që për shumë kohë ka qenë nën zgjedhën e diktaturës komuniste.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se pas 10 vitesh vendi ynë do të jetë jeta anëtar i Bashkimit Evropian dhe kjo do të ndodhë nëse nuk do të ketë ndonjë tragjedi. Në një intervistë për median franceze “Francesoir”, Rama u shpreh se sot bota ndryshon shpejt, mjafton të shihet situata aktuale. “Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’a arritur këtë”, ka deklaruar kryeministri Rama. Ndërsa i pyetur në lidhje me atë se çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e shqiptarëve, apo nëse do të ndryshojë monedha vendase, kreu i qeverisë u përgjigj: “Këto janë çështje në diskutim, por ajo çfarë ndryshon që tani, është mënyra e të punuarit, të të imagjinuarit e ndërtuarit të ardhmen. Bëhet fjalë për ndërtimin e një shteti që nuk e kemi patur kurrë më parë. Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim. Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist”. Më tej kreu i qeverisë shqiptarë deklaroi se dikur Shqipëria ka qenë Korea e Veriut e Evropës, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. “Ne, ishim Korea e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, është shprehur Kryeministri Edi Rama. kreu i Qeversisë, gjatë intervistës tha se Shqipërisë i është dashur që të mos vendosë kurrë vet. “Nuk e kemi patur kurrë mundësinë për të zgjedhur. Duke qenë një vend i vogël në një pozicion gjeografik shumë strategjik (duke qenë se Shqipëria është pikë kalimi  për shumë vende) kemi patur perandori e regjime të ndryshme për 500 vite, që nuk i kemi zgjedhur vetë, dhe jemi detyruar t’i pranojmë. Kjo është hera e parë që ne po bëjmë një zgjedhje të lirë. Ne duam t’i përkasim familjes Europiane. Breza të tërë nuk e kanë njohur e patur kurrë këtë mundësi. Kombi ynë, shoqëria jonë, ka më në fund mundësinë të zgjedhë se ku do të jetojë e me çfarë normash. Është një ndjesi që vështirë të mendohet ndryshe”, ka thënë Rama gjatë intervistës në një media franceze.

Lexo edhe :  Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

Rama: Mbi 1️0️0️ mijë turistë gjermanë e kanë vizituar në shtatë muaj Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë se mbi 100 mijë gjermanë kanë vizituar Shqipërinë gjatë shtatë muajve të fundit. Rama shkruan se ketë vit janë mbi 100 mijë shqiptarë që vizituan Shqipërinë, ndërsa vjet në të njëjtën perudhë ishin rreth 52 mijë. “Mbi 1️0️0️.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.  Mediat gjermane 🇩🇪 vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama në postimin e tij.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

Lajme të tjera

Web TV