Napoli zyrtarizon blerjen e sulmuesit Giovanni Simeone

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti De Laurentiis i siguron një përforcim në sulm Luciano Spallettit. Klubi napolitan ka depozituar kontratën e Giovanni Simeone në Ligë.

Sulmuesi argjentinas vjen nga Verona në formë huazimi, me të drejtë blerjeje nga “Azzurri”, të cilët kompletojnë kështu paketën sulmuese, duke shtuar një tjetër emër që nga pikëpamja e hierarkive do të nisë pas Victor Osimhen.

Djali i trajnerit të Atletico Madridit po përgatitet të veshë fanellën e katërt të ndryshme në skenën e Serie A, ku luan që nga vera e vitit 2016. “Cholito” në fakt luajti me Genoa për një sezon, duke shënuar 12 gola, përpara se të kalonte te Fiorentina, me të cilën realizoi 22 gola në dy sezone.

Pastaj, dy vite te Cagliari, përpara se të transferohej në Verona, ku, sezonin e kaluar
jetoi momentet më të mira në Serie A, duke e mbyllur me 17 gola në 35 paraqitje.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV