Takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiç nuk shihen as në sy!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiçi.

Kurti dhe Vuçiç nuk përshëndeten e as nuk shihen në sy ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

 

Të fundit

Rriten çmimet për finalen e Final Four, bileta më e lirë 1000 lekë, më e shtrenjta 5000

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të...

Basti i Damian Gjiknurit: 9 mandatet në Vlorë i kemi të sigurta prej diasporës

Damian Gjiknuri, kandidati për deputet i PS në Vlorë, foli në Ditarin e mbrëmjes nga Loneta Progni në A2 CNN në lidhje me fushatën...

Sondazhi me 3300 intervista: Kush është politikani më i pëlqyer për shqiptarët?

Sondazhin i fundit parazgjedhor i ABC News dhe Angi Ricerche me 3300 intervista në terren del në përfundimin që Edi Rama është personi politik...

VIDEO: Shoferi i dehur merr përpara efektivin, dalin pamjet e aksidentit në Peshkopi

Janë publikuar pamjet e rënda, nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Peshkopi, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Veli Gjur. Alban Shoti,...

Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale?/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët

ABC News dhe Angi Ricerche, kane publikuar të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit. Kush po e bën fushatën më të mirë...

Lajme të tjera

Web TV