Vajza e politologut rus Aleksandër Dugin, Darya u vra sonte në periferi të Moskës pas një shpërthimi që ndodhi në makinën e saj. 30-vjeçarja ishte duke lëvizur në autostradë kur një bombë shpërtheu në makinën që ajo drejtonte duke bërë që të humbiste jetën menjëherë.
Ajo kishte hyrë në politikë kohët e fundit, por më shumë njihet si vajza e politogologut të famshëm të Putinit që ka frymëzuar dhe mbështetur të gjitha lëvizjet politike të Presidentit të Rusisë.
Media perëndimore raportojnë se dyshohet se objekt i atentatit ishte vetë Dugin, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara. Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa.
Mirëpo, pas akuzave, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin që i solli vdekjen Daria Dugin, vajzës së ideologut rus dhe mikut të Vladimir Putin, Alexander Dugin.
Mihailo Podolyak, mohoi sulmin duke thënë se Ukraina nuk është shtet kriminal e terrorist si Federata ruse që të kryejë veprime të tilla.
“Ukraina natyrisht se nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin e djeshëm sepse nuk jemi shtet kriminal sikurse Federata Ruse, e aq më pak shtetet terrorist”, shtoi Podolyak.
Madje ai theksoi se ekzistojnë dy arsye se pse rusët kanë ngritur pretendime se pas sulmit fshihet Ukraina.
E para është se me këtë po tentojnë të krijojnë kushte për mobilizim publik. Gjithashtu, aktualisht në Rusi ka grupe të ndryshme luftarake që nuk janë nën kontrollin e shtetit.
Vrasja brenda shtetit të Rusisë është një qërim hesapesh, deklaroi Kamil Galeev, gazetar dhe ekspert për Rusinë “moderne”.
Ai theksoi se Daria Dugin kishte ndërtuar karrierë politike, dhe se krijimi i lidhjeve pa lejen e Rusisë mund të konsiderohet nga Kremlini si pabesi.