Rusi pranoi spiunazhin e kryer në Shqipëri, hetuesit: Po shpëton shokët nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mikhail Zorin është shtetasi rus që ka pranuar se është paguar për të fotografuar objekte të ndryshme në Shqipëri. Para hetuesve ai ka deklaruar se diçka të tillë nuk e ka bërë për pasion por para pasi ka marrë porosi nga disa persona në rrjetin social “Telegram”.

24-vjeçari rus ka pranuar se fotografitë në zonën e ujëmbledhësit të Bovillës, portit të Durrësit, në zonën e bregdetit, Korçë e së fundmi në uzinën e Çekinit në Gramsh i ka bërë me porosi por nuk di se kush e ka porositur dhe për çfarë përdoren këto fotografi.

Unë nuk e di për çfarë do të përdoren këto fotografi. As identitetet e plota të porositësve nuk i di.

Më tej ai ka deklaruar se porosi të tilla ka kryer dhe në vende të tjera ku ka udhëtuar. Ndërkohë dy të arrestuarit e tjerë, rusja Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fjodor Mihajlov i qëndrojnë pretendimit se janë blogerë dhe kanë pasion fotografinë e objekteve të shekullit të XX.

Hetuesit kanë dyshime se 24-vjeçari rus po merr përsipër autorësinë e spiunazhit për të shpëtuar dy miqtë e tij pasi vetë ai nuk i shpëton dot burgut në Shqipëri pasi u kap brenda rrethimit të uzinës dhe spërkati me spray dy ushtarët shqiptarë.

Ka dyshime se kjo mund të jetë një skenar për të cilin tre të arrestuarit të kenë rënë dakord më herët.

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV