Nedim Bajrami gati të ndryshojë skuadër, ekipi i Seria A e kërkon me çdo kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli pas një super sezoni që pati vitin e kaluar.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në negociata me Fiorentinën për një kohë të gjatë, por dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Prandaj klubi vjollcë ka ndërruar objektivin dhe tanimë ka nënshkruar me Antonio Barak të Veronës duke përforcuar repartin e mesfushës.

Por ylli shqiptar vazhdon të mendojë për largimin nga Empoli dhe së fundmi në garë për të është futur Sassuolo.

Trajneri Alesio Dionisi e njeh mirë Bajramin pasi më parë kanë punuar së bashku te Empoli dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Sassuolo ka larguar dy yjet e skuadrës si Gianluca Scamacca dhe Giacomo Raspadori dhe paratë nuk janë problem për klubi zi gjelbër.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve kanë filluar negociatat për transferimin e Bajramit në Mappei Stadium.

Empoli vazhdon të kërkojë 10 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV