Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndajë këtë mbrëmje një thënie nga Paulo Coelho.
“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin “Fjalët e Mbrëmjes”.
Mesa duket, kreu i qeverisë të gjitha sulmeve ka zgjedhur t’u përgjigjet me vetëm një thënie të romancierit brazilian.
Kryeministri ka zgjedhur të mos reagojë pas hetimeve që SPAK nisi ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit e akuzon se është vetë kreu i qeverisë që ka dhënë direktiva te Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve ndaj tij dhe Sali Berishes.