Përfundon shkolla në Pezë, Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të vitit të ri shkollor, kryebashkiaku i Tiranës po inspekton ditë pas dite punimet e fundit në shkollat që pritet të hapen këtë shtator.

Kësaj here, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Toni Gogu inspektuan mjediset e reja në shkollën e re të rindërtuar pas tërmetit në fshatin Pajan në Njësinë Administrative Pezë.

“Duke u bashkuar si njësi administrative e Tiranës, sigurisht, investimet u rritën dhe krejt papritur nga komunë, kjo njësi ka një fuqi më të madhe ekonomike se sa kur mbahej vetëm me taksat e vogla modeste të Pezës. Filozofia e kryeministrit ishte që, fatkeqësinë e tërmetit, ta kthenim në një mundësi të jashtëzakonshme për rindërtim, edhe për të prodhuar realisht xhevahire”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pavarësisht debateve, bashkia ka treguar se u ka shërbyer të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike.

“Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, pastaj secili ka shijen e tij: dikush e do shkollën e verdhë, dikush e do blu. Prandaj, nuk duhet ta humbim fokusin me debate të kota, çfarë i pëlqen njërit, çfarë i pëlqen tjetrit, por me debatin më të rëndësishëm: a u shërbejmë të gjithëve? Përgjigjja është po! Me këtë shkollë u shërbejmë të gjithëve, nuk kanë rëndësi bindjet”, shtoi ai.

Veliaj nënvizoi se shkollat e ndërtuara në periferi kanë të njëjtën cilësi si ato në qendër të Tiranës.

Shkolla, që është e katërta që ndërtohet në Pezë, i bashkohet 12 shkollave të reja që çelin dyert këtë vit arsimor dhe zgjidh njëherë e mirë udhëtimet e nxënësve me furgona në shkolla të tjera më të largëta.

 

 

Të fundit

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit,...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara...

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie? Gulia Fossati hyri...

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, është ndarë...

Lajme të tjera

Web TV