Piramidat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Tregimet e verës

-Maska mortore e Enver Hoxhës-

Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro.

Si ngjau kjo çudi e mesme?

Kryeministrin Berishën e ftoi Mubaraku, ish Presidenti i Egjiptit, për një vizitë zyrtare.

Për arsye të mos arsyes, pjesë e delegacionit isha edhe unë…

Sipas protokollit vizituam edhe piramidën e Keopsit.

2 milionë gurë një mbi një.

Një gur peshon 2 mijë tonë.

Si u ngritën në hava?

Ciceroni na tregoi edhe për maskën mortore të faraonit

Tutankhamun…

U befasova. Hapa internetin. Maskat mortore nuk janë për njerëz dosido.

Janë për personazhë që kanë lënë gjurmë në histori.

Ka maska mortore për

Napolon Bonopartin,

Dante Aligerin,

Bethoven etj.

Maskat mortore, bëhen me dyll, me plastikë ose me allçi.

Kur gatuhen?

Në prag të vdekjes.

Por në shumë raste, pas vdekjes…

Dhe imazhi jeton për shekuj…

Po në Shqipëri ka maska mortore?

Nisa të bëj një lidhje me mend.

Piramida ka në Egjyp.

Piramidë kemi edhe në mes të Tiranës.

Në Egjipt, u ndërtuan në lashtësi për lavdinë e faraonëve.

Në Tiranë piramida u ndërtua për lavdinë e Enver Hoxhës…

Vrava trutë…

Hapa blloqet e vjetra të shënimeve.

…14 tetor 1988.

Në atë mot punoja tek gazeta “Bashkimi”.

Ditë e madhe:

U inagurua “Mauzelumi Enver Hoxha”.

Mijëra vetë vërshuan brenda Piramidës.

Shkova edhe unë për vizitë.

Relike.

Libra.

Fletore me shënime.

Makina e Enverit.

Makina e shkrimit…

Fytyra e Enverit në maskë mortore.

Dora e Enverit në allçi…

Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain.

Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike.

Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. E pyeta për maskën mortore…

-Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm,- më tha Hakuran Isai.-

Lexo edhe :  Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Sikur na ra rrufeja.

Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike.

Shokun Ramiz Alia na tha:

-Do u them një sekret.

Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver…

… U krijua nje komision me disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Muharrem Turkeshi etj.

Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur.

Ditën e shikonin njerëzit.

Natën punohej për maskën.

Trupin e hiqnim nga podiumi dhe e vendosnin në dysheme.

Muharremi Turkeshi hidhte allçi mbi fytyrë…

Tension.

Frikë….

Dhe doli maska e fytyrës…

Pastaj u bë dora!…

…A mund të ëndërrojnë liderët sot për maska?…

Teorikisht-jo.

Gjëra demode.

Jetojmë në epokën e internetit dhe informatikës.

Imazhet e liderve vijnë të gjalla nëpërmjet

“maskave”

në facebook,

në kinema,

në televizorë…

Po në praktikë?…

Liderët janë të rrethuar nga militantë.

Ka prej tyre që ëndërrojnë të kenë maska mortore për idhujt e tyre.

Sepse maskat mortore janë si kurorat e dafinës në Greqinë e lashtë:

Të thjeshta për t’i bërë, por të vështira për t’i merituar?…

Të fundit

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në...

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Lajme të tjera

Web TV