Porti i Durrësit/ Berisha: Afera më korruptive, Rama të heqë dorë, BE të hetojë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit duke këmbëngulur që kjo është një aferë korruptive. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha i kërkuar Bashkimit Europian që të nisë hetimet.

“Afera e Portit të Durrësit është afera korruptive dhe më gjigante në Europë, që e shndërron atë në Dubain e familjes së Ramës”. Kështu e konsideroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo dëmton taksapaguesit shqiptarë dhe i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga ky projekt dhe BE-së që të nisë hetimet. “Porti i Durrësit i cili në shekuj i ka dhënë Shqipërisë rolin më të rëndëishëm në rajon përcaktohet nga Komisioni i Transportit Europian së bashku me portin e Tivarit si një nga dy portet e rëndësisë strategjike për BE. Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, apo me grupe interesi, përveç xhepit të tij, po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Afera e portit të Durrësit është afera korruptive më gjigante në Europë”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas shefit të opozitës, dëmi është i pallogaritshëm për taksapaguesit shqiptarë dhe do të rrisë ndjeshëm koston e transportit të mallrave në Shqipëri. “Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër 2 truall për ndërtim e barazuar kjo me rreth 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin me pasoja të rënda që synojnë defaktrizimin e Shqipërisë dhe rolin e saj në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investime 2 mld euro në marinë. Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 mld euro buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në investim 20 mln eurosh. Para tij qëndron Vuçiç atje, këtu qëndron vasali i tij Edi Rama. Por dëmi është i pallogaritshëm se me këtë lëvizje taksapaguesit shqiptarët gjobiten me një mld euro që sipas Ramës do të përdoren për portin e ri në Porto Romano. Po të keni parasysh që ky ndërtimin kërkon një dekadë, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave në Shqipëri nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme”, tha ai. Duke denoncuar këtë aferë korruptive, kreu i selisë blu i bëri thirrje Ramës dhe Al Alabarit të heqin dorë nga ndërtimi i tij dhe kërkoi nga BE-ja që të ndalojë këtë aferë. “Denoncoj publikisht këtë aferë korruptive të përmasave të papara. I kërkoj Ramës të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të tij dhe familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do të mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe mos keqpërdorohet nga kryeministri më i korruptuar i gjitha kohërave të Shqipërisë. I bëj thirrje BE-së të përdorë autoritetin e tij për të ndaluar këtë aferë korruptive. Të nisë hetimi për portin e Durrësit dhe të bëjë gjithçka që të mbetet port strategjik i Shqipërisë dhe rajonit”, përfundoi Berisha.

Lexo edhe :  Rama me ndjekësit:Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e barabartë evropian

 

Të fundit

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të...

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues. Sipas të dhënave...

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i...

Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së...

Flasim për njeriun human, kur historia flet me armë

Nga Leonard Veizi   Flasim gjithë ditën e ditës për humanizëm, të qenit human. Madje edhe natën nuk e kursejmë për të tilla biseda jetësore, thelbësore,...

Lajme të tjera

Web TV