Asnjë humbje jete dhe 247 të infektuar me Covid në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 247 qytetarë të infektuar me Covid-19, nga 1052 testime të kryera për të dyshuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Sipas të dhënave të MSH janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë.

Ndërkaq, janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

2 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 247 qytetarë, në këto bashki:
72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, ky është parashikimi i "Fjala.al" për shpërndarjen e mandateve

Statistika (2 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 247
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1052

Testime totale 1,964,322
Raste pozitive 328,716
Raste të shëruara 322,421
Raste Aktive 2,712
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,213
Fier 327
Shkodër 227
Elbasan 186
Durrës 178
Korçë 162
Vlorë 134
Gjirokastër 96
Berat 73
Lezhë 54
Dibër 51
Kukës 11

Të fundit

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV