“I shpreh respektin tim Vuçiçit”, Rama në Beograd: Presidenti ka dhënë sinjal për paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në ditën e dytë të samitit të “Open Balkan” i cili po zhvillohet në Beograd u shpreh se është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit, dhe jo vetëm.

Rama: Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe një aleat i gjithë proceseve pozitive në vendin tonë. Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, të cilin gjithashtu dua ta falenderoj. Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’i bashkangjiten edhe vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Italia, Greqi si dhe Hungaria.

Kryeministri Rama u shpreh se Ballkani është për Evropën po kaq i rëndësishëm saç është Evropa për Ballkanin.

Rama: Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin me s Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja.

Të fundit

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e...

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit. Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi...

Shqipëria importon më shumë se eksporton në SHBA / A duhet të shqetësohemi?

Të gjitha mallrat dhe produktet shqiptare që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara do të kenë një tarifë prej 10%, pas aplikimit të tarifave tregtare...

KS Tirana fiton titullin U18 vajza me rezultat 49-36 ndaj Vllaznisë

KS Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë në kategorinë U18 për vajza, pas një fitoreje bindëse ndaj Vllaznisë në finalen e Kampionatit Kombëtar të...

Reshjet e dëborës në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet e borës të cilat ranë me intesitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e juglindjes, janë ndërprerë në orët e para...

Lajme të tjera

Web TV