Samiti i “Ballkanit të Hapur”, Vuçiç: Kemi marrëdhëniet më të mira me Shqipërinë dhe MV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.

Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet.

Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.

“Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave për në BE të Shqipërisë dhe MV, dua ti përgëzoj. Aq sa mundi dhe Serbia ndihmoi për hapjen e negociatave. Ecuria që kemi arritur deri tani nuk është e vogël. Korridoret e gjelbra për transportin e produkteve ushqimore shkurtojnë orët në 15 minuta të transportit. Lëvizja me dokument të identitetit është kurë kyçe për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona midis tre vendeve janë në maksimumin e historisë (Shqipëria, Serbia, MV)”, tha Vuçiç.

Në këtë takim marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Përveç 3 liderëve, në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur. Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Lexo edhe :  Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.

AGJENDA

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV