Si u krye atentati ndaj policëve në Vlorë: Çfarë po kërkojnë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj dy policëve të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.

Mësohet se policët janë qëlluar me armë teksa ishin duke udhëtuar me një makinë private tip fuoristradë tip “Audi” teksa në krah është afruar një makinë tip “Volksëagen” dhe nga aty një person i panjohur ka nxjerrë armën nga xhami duke qëlluar në drejtim të policëve.

Për fat të mirë, të dy ata i kanë shpëtuar plumbave, të cilët goditur makinën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Mësohet se në makinë ndodheshin një punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe një tjetër punonjës i Policisë Kufitare.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk ka ende detaje në lidhje me shkakun që çuan autorët për të qëlluar ndaj policëve.

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare...

Një çast gjykimi ka ardhur: jo vetëm për Netanyahu-n, por edhe për mbështetësit e tij

Nga Owen Jones Sulmi i rinovuar i Izraelit mbi Gazën ka nxitur dënim ndërkombëtar, por shumë nga ata që po e kritikojnë sot, do të...

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës....

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Lajme të tjera

Web TV