“Amaneti” i fundit/ Pse Ervis Martinaj mbante këlysh luani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister, fati i tij po ashtu… Megjithatë, hipotezat mbi zhdukjen e tij janë të shumta, që nga inskenimi deri te vrasja nga kundërshtarët e tij.

Gazetari Artan Hoxha publikoi më herët të dhëna në lidhje me komunikimet e fundit të Ervis Martinajt me familjen. Sipas Hoxhës dy SMS-të e fundit të tij lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte te vila e tij.

Këlyshi i luanit të Ervis Martinajt ishte bërë një destinacion “turizmi” për foto të miseve dhe të famshmëve të rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.

Por pse e mbante Martinaj?

Duket se kjo ka të bëjë më shumë më një model të bosëve të mëdhenj të biznesit ose të trafikut të drogës, të cilët kanë mbajtur shpesh në banesat e tyre këlyshë luani apo tigri.

Kjo për të treguar superioritet dhe më në modë kjo ide është në vendet e Amerikës Latine, ku gëlojnë kartelet e drogës.

Gjithashtu sjellim në kujtesë se edhe El Chappo, numri 1 i trafikut të drogës në botë, mbante këlyshë tigri dhe pas rënies së tij në burg, janë fëmijët që kujdesen për të.

 

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV