Sot derbi Milan-Inter, Pioli dhe Inzaghi tregojnë muskujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i Milanos në ditën numër 5 të një kampionatin që do të jetë intensive si kurrë më parë, me 17 ndeshje të përfshira në 80 ditë, nuk e lehtëson asnjë gram peshën e bujshme të një ndeshjeje që sot nuk mund ta dijë ende fituesin e kampionatit, por mund të vendosi një firmë në fund të fletës së bardhë. Nëse kthehesh pas në kohë, mund ta kuptosh shumë thjeshtë se sa thelbësore është ndeshja e Meazza dhe kujto përmbysjen 2-1 të firmosur nga Giroud disa muaj më parë.

Pas dy pikëve avantazh që kuqezinjtë morën më pas një gong finalizues të kampionatit, gara për titull në balancë u vendos në ndeshjen direkte të 5 shkurtit të kaluar.

Milan-Inter është sfida e lojtarëve të mëdhenj që mungojnë, sigurisht Ibra dhe Lukaku, por sigurisht sot do të jetë një sfidë Giroud-Lautaro. Francezi dhe argjentinasi sot mund të jenë vendimtarë, sigurisht me ndihmën e Leao-Theo ose Dumfries-Barella.

Një duel interesant do të jetë në mesfushë, me Brozovic në radhët e Interit për të cilin shumë mbështeten tek ai, dhe nga ana tjetër belgu De Ketelaere, i cili me teknikën e tij mund të bëjë shumë. Calhanoglu është një rrezik për ish-klubin e tij, pasi teknika, vizioni dhe goditjet e tij potente janë një rrezik i ndjeshëm dhe i lartë për Milanin, ata e dinë këtë gjë shumë mirë.

Pioli e theksoi shumë mirë në konferencën e djeshme, kur tha se Interi gjithmon do të mbetet Inter, dhe vështirësitë që krijojnë zikaltërit për ekipet e tjera, në këtë aspekt Milanin, janë të larta. Të dy trajnerët theksuan në konferencën e djeshme në prag të derbit, që kjo sfidë do të vendoset nga individë, pra një krahasim kokë më kokë, shkruan abcnews.al

Lexo edhe :  Zyrtare: Interi prezanton trajnerin e ri, firmos kontratë për dy sezone

Inzaghi e mbështet veten te Dzeko dhe Lautaro, një kombinim i sigurt për topat ajëror ose të ngushtë brenda zonës, me argjentinasin i cili është në një formë të jashtëzakonshme dhe gjithashtu një rrezik tepër i lartë për çdo portier kundërshtar.

Pioli ka mbështetjen kryesore te treshja Theo-Leao-Giroud. Dy të parët janë lojtarë teknikë dhe të shpejtë, dhe dalja e tyre në zonën kundërshtare, do të sillte një rrezik te porta e Handanovic pasi Giroud ndodhet aty me gjakëftohtësinë e tij.

Blerjet e reja te zikaltërit janë gjithashtu një armë plus, një as nën mëngën e Inzaghit. Asllani, Gosens dhe Mkhitaryan, janë ata lojtarë që mund të bëjnë një diferencë të dukshme të ndeshjes.

Sot dy ekipet e Milanos do të përplasin brirët e tyre në orën 18:00, stadiumi San Siro (Giussepe Meazza).

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV