Parlamenti shqiptar ka çelur sot sesionin e ri parlamentar. Në seancën e nisur në orën 18:00 ndodhet dhe kryeministri Edi Rama, që prej fillimit, teksa shihet në foto duke biseduar me zv.kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në parlament, i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga dy deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Ndërkohë ish-kreu i PD Basha shihet i vetëm, teksa përshëndet gazetarët. Shihni fotot e kapura nga LSA.