Lustracioni, Petro Koçi: Nuk synojmë Metën, na ka ndihmuar të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ku ndër të tjera ka folur për ligjin e lustracionit.

Koçi tha se ligji i lustracionit për dekomunistizimin, nuk ka për objektiv kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Madje ai tha se Meta ka ndihmuar Partinë Socialiste të fitojë zgjedhjet në vitin 2017 dhe 2021, me mënyrë sesi ai ka bërë opozitë.

Sipas tij, Partia Socialiste është me fat që e ka kundërshtar.

“Në vitin 2017 dhe vitin 2021 a ishte Ilir Meta në politikë? Ishte. Kush e ndihmoi Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet? Ilir Meta. Pra, Ilir Meta nuk është objektivi i këtij projektligji. Ishte kundër Partisë Socialiste dhe e ndihmoi të fitonte zgjedhjet. Në vitin 2017 dhe 2021, Ilir Meta ka bërë performancën e vetë kundër Partisë Socialiste dhe e ka ndihmuar me mënyrën sesi ka bërë fushatë. Ilir Meta me mënyrën sesi ka bërë politikë ka ndihmuar të fitojë zgjedhjet. Shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV